|
Zanorja u nga Albaniada
Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada
ZANORJA U
Shkruhen me -u në të gjitha rasat emrat dhe mbiemrat më -ull, -ur, si edhe fjalët e formuara prej tyre:
akull, akulli, akullit, akullin, akullore; kukull, kukulle,
kukulla, kukullës, kukullën, kukullat, kukullave,
kukullash; kumbull, kumbulle, kumbulla; mjegull,
mjegulla, mjegullor, i mjegullt; nofull, nofulla, nofullën,
nofullat; petull, petulla-t, petulloj; rrotull,
rrotullat, rrotullash, rrotullohem; sqetull, sqetulla-t; shembull,
shembulli, shembullit, shembullin, shembujt,
shembujve, shembujsh, shembullor, (i, e) pashembullt * ;
shpatull, shpatulle, shpatulla-t ; tingull, tingulli, tingullor,
tingullimitues **; vetull, vetulla-t etj.;
* Në pajtim me shqiptimin e ngulitur prej kohësh fjala shembëllej dhe formimet prej saj, si edhe fjala shembëlltyrë shkruhen me -ë.
**; Në pajtim me shqiptimin e ngulitur prej kohësh fjalët tingëlloj, tingëllim, tingëllimë, bashkëtingëllore, të formuara nga fjala tingull duke u shpërngulur theksi nga -l-ja e temës, shkruhen me -ë.
(ujë) amull, amulli, mashkull, mashkullor-e etj;
flutur, fluture, flutura, fluturës, fluturën, fluturat,
fluturave, fluturash, fluturak, fluturim; hekur, hekuri,
hekurit, hekurin, hekura, hekurat, hekurave, hekurash,
hekuros, hekurishte, i hekurt; lepur, lepuri, lepurit,
lepurin, lepurush etj. ;
(qytet) i bukur, (lule) të bukura, bukuri, bukurosh etj.
|