|
Zanorja e e theksuar nga Albaniada
Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada
ZANORJA E E THEKSUAR
Shkruhen me e (dhe jo me ë) fjalët ku kjo zanore është e theksuar dhe ndiqet ose ka qenë ndjekur në të kaluarën nga një bashkëtingëllore hundore (m, n, nj). Me e shkruhen gjithashtu fjalët e prejardhura ose të përbëra të formuara prej tyre, pavarësisht nga lëvizja e theksit:
(më) dhemb, dhembje, emër, emëror, femër, femërore,
gjemb, gjembaç, e premte, rremb, shemb,
shembull, shembullor, i, pashembullt, shemër, i shtrembër,
shtrembëroj, tremb, thembër, zemër, zemëroj, i përzemërt etj.;
argjend, argjendar, brenda, brendi, i brendshëm,
cen, cenoj, çmend, (i, e) çmendur, dend, (i, e) dendur,
deng, dhen, end, gjendje, kuvend, kuvendoj, mend,
mendje, mendoj, mendim, përmend, përmendore, mendër,
parmendë, pendë, qen, qendër, qendror, (kam)
qenë, qenie, qenësi, qengj, shpend, tendë, vend, vendës,
vendos, vendim, zëvendës, zëvendësoj etj.;
e enjte, gështenjë, ndenja, (i, e) ndenjur, penj-të,
shenjë (por shënoj, shënim), (i, e) shenjtë, (i, e) shtrenjtë,
shtrenjtoj, (i, e) vrenjtur;
dre, fle, fre, gdhe, ndej, (i, e) nderë, ngre, pe.
Shih: Zanorja e e patheksuar
|