Albaniada Fjalori Gjuhes Shqipe
Dhuroni
Menu

Zanorja e e patheksuar
nga Albaniada

Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada

ZANORJA E E PATHEKSUAR


Tek emrat femërorë, të cilët kanë një -e fundore të patheksuar në trajtën e pashquar të njëjësit, në emëroren e shquar bie e-ja, ndërsa në rasat e tjera ajo shkruhet:


artiste - artistja, artisteje;

fitore - fitorja, fitoreje;

lule - lulja, luleje;

lulishte - lulishtja, lulishteje;

mësuese - mësuesja, mësueseje;

nxënëse - nxënësja, nxënëseje;

perde - perdja, perdeje;

qytetare - qytetarja, qytetareje;

studente - studentja, studenteje;

shishe - shishja, shisheje etj.;

anije - anija, anijeje;

ardhje - ardhja, ardhjeje;

çështje - çështja, çështjeje;

familje - familja, familjeje;

korrje - korrja, korrjeje;

nisje - nisja, nisjeje;

pyetje - pyetja, pyetjeje;

rrokje - rrokja, rrokjeje;

ulje - ulja, uljeje etj.


Shih: Zanorja e e theksuar

Login Rreth NeshKontaktKonfidencaTermat
Logoreci.com