|
Zanorja ë pastheksore nga Albaniada
Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada
Zanorja ë pastheksore
Shkruhet ë-ja pastheksore:
a) tek emrat femërorë me -ëz, tek emrat e mbiemrat mashkullorë me -ës, -ësh dhe te femërorët përkatës, në të gjitha trajtat e lakimit të tyre:
drejtëz - (i, e një) drejtëze, drejtëza, drejtëzës,
drejtëzën, drejtëzat, drejtëzave, drejtëzash; fshikëz-a,
gjuhëz-a, këmbëz-a, kryqëza-t, lidhëz-a, pjesëz-a,
thonjëza-t, verdhëz-a;
ardhës-i, blerës - (i, e një) blerësi, blerësi, blerësit,
blerësin, blerësit, blerësve, blerësish, blerëse, blerëseje,
blerësja, blerëses, blerësen, blerëset, blerëseve,
blerësesh ; brejtës-i, çelës-i, endëse, endësja, folës-i,
grykëse, grykësja, gjykatës-i, herës-i, mbledhës-i, mjelëse,
mjelësja, mundës-i,, nëpunës-i, nxënës-i, nxënëse, përgjegjës-i,
qitës-i, qitëse, shpikës-i, vendës-i, zëvendë s-i,
zgjedhës-i, zgjedhëse etj.;
Në pajtim me drejtshkrimin e ngulitur prej kohësh shkruhet:
dhëndëri, dhëndëroj (dhëndër), giëndërohem (gjëndër),
motëri (motër), sipërore, sipëri (sipër).
po kështu shkruhen edhe Durrës-i, Kukës-i, Lëkurës-i, Qukës-i, etj. ;
(trekëndësh) barabrinjës, (Lëndë) djegëse, (makinë)
korrëse, (forcë) Lëvizëse, (makinë) qepëse, (makinë) shirëse etj.;
dyzetkëmbësh-i, mijëshe, mijëshja, pesëshe, pesëshja,
pesëgarësh-i, qindëshe - (i, e një) qindësheje, qinndëshja,
qindëshes, qindëshen, qindëshet, qindësheve, qindëshesh ; tetërrokësh-i etj. ;
(shtëpi) dykatëshe, (veturë) katërvendëshe, (lule) shumëngjyrëshe etj.;
b) te mbiemrat me -ët në të gjitha trajtat e lakimit të tyre:
i cekët - (i, e një) të cekëti, të cekët, i cekëti, të cekëtit,
të cekëtin, të cekëtish, të cekëtve; e cekët -
(i, e një) të cekëte, të cekët, e cekëta, së cekëtës, të cekëtën,
të cekëtash, të cekëtave; (i, e) dobët, (i, e) errët, (i, e)
lagët, (i, e) kthjellët, (i, e) ngathët, (i, e) përbashkët,
(i, e) shkathët, (i, e) ulët, (i, e) zbrazët etj.
Shënim. Mbiemrat e formuar prej një teme me -h shkruhen me -të. Këta mbiemra e ruajnë -ë-në edhe përpara nyjës -t të emërores e të kallëzores së shquar të njëjësit asnjanës e të shumësit të gjinisë mashkullore, si edhe përpara
mbaresave -sh e -ve:
i, fohtë - të ftohtët, të ftohtësh, të ftohtëve; i lehtë
- të lehtët, të lehtësh, të lehtëve; i mprehtë - të mprehtët,
të mprehtësh, të mprehtëve, i nxehtë - të nxehtët, të nxehtësh,
të nxehtëve etj.
c) te trajta e vetës së dytë njëjës e së tashmes lidhore te foljeve me temë më bashkëtingëllore:
të dalësh, të flasësh, të hapësh, të marrësh, të mbyllësh,
të mbledhësh, të ndezësh, të presësh, të prishësh, të zhdukësh etj.
Nuk shkruhet ë-ja pastheksore:
a) tek emrat dhe mbiemrat me -ël, -ër, -ërr dhe tek emrat mashkullorë me -izëm, -azëm gjatë lakimit, kur pas këtyre fundoreve vjen një zanore:
bukël, bukla, pupël - (i, e një) puple, puplës, puplën,
puplat, puplave, puplash; vegël, vegla etj.;
ajër, ajri, çadër, çadra, dimër, dimri, drapër, drapri,
dhelpër - (i, e një) dhelpre, dhelprës, dhelprën, dhelprat,
dhelprave, dhelprash; dhëndër, dhëndri, egjër,
egjra, emër, emri, gënjeshtër, gënjeshtra, gjarpër, giarpri,
kulpër, kulpra, lakër, lakra, letër, letra, lundër,
lundra, misër, misri, numër, numri, thundër, thundra,
urdhër, urdhri, vepër, vepra, zemër, zemra etj.
Zanorja -ë pastheksore e mbaresës -ër të shumësit të emrave mashkullorë shkruhet në të gjitha rasat gjatë lakimit:
etër - etërit, etërve, etërish; kunetër, mbretër, shtretër etj.
dokërr, dokrra, ëndërr, ëndrra, kokërr - (i, e një)
kokrre, kokrrës, kokrrën, kokrrat, kokrrave, kokrrash;
vjehërr - vjehrri, vjehërr - vjehrra etj.;
anarkizëm - (i, e një) anarkizmi, anarkizmit, anarkizmin;
ateizëm, ateizmi, çiklizëm, çiklizmi, materializëm, materializmi,
reumatizëm, reumatizmi, sarkazëm, sarkazmi, etj.;
i, ëmbël, i, ëmbli, i vogël - (i, e një) të vogli, i vogli,
të voglit, të voglin, të vegjlit, të vegjlish; i ashpër -
(i, e një) të ashpri, të ashprit, të ashprin, të ashprish;
i çiltër, i çiltri, i gjelbër, i gjelbri, i kaltër, i kaltri,
i pastër, i pastri, i shtrembër, i shtrembri, i shurdhër,
i shurdhri, i verbër, i, verbri, i, vjetër, i vjetri, etj.;
b) te mbiemrat me -ëm e me -shëm gjatë lakimit, kur pas këtyre prapashtesave vjen një zanore ose një j:
i jashtëm - (i, e një) të jashtmi, i jashtmi, të jashtmit,
të jashtmin, të jashtmish; e jashtme, i, mesëm,
i mesmi, e mesme, i sotëm, i sotmi, e sotme
(i, e një) të sotmeje, e sotmja, së sotmes, të sotmen,
të sotmet, të sotmeve, të sotmesh; i vetëm, i vetmi, e vetme etj.;
i ardhshëm - (i, e një) të ardhshmi,, i ardhshmi,
të ardhshmit, të ardhshmin, të ardhshmish; e ardhshme
- (i, e një) të ardhshmeje, e ardhshmja, së ardhshmes,
të ardhshmen; i atjeshëm, i atjeshmi, e atjeshme,
i besueshëm, i besueshmi, e besueshme; i dukshëm,
i dukshmi, e dukshme; i ndershëm, i ndershmi,, e
ndershme; i pathyeshëm, i pathyeshmi, e pathyeshme;
i shijshëm, i shijshmi, e shijshme; i shkëlqyeshëm,
i shkëlqyeshmi, e shkëlqyeshme etj. ;
c) para prapashtesave -shëm dhe -të në të gjitha trajtat e mbiemrave të formuar prej tyre:
i natyrshëm, e natyrshme (natyrë), i përkohshëm,
e përkohshrne (kohë), i pjesshëm, e pjesshme (pjesë),
i përbotshëm, e përbotshme (botë), (i, e) lëkurtë (lëkurë),
(i, e) njëmijtë (mijë), (i, e) pestë (pesë), (i, e) përpiktë (pikë) etj.;
ç) te gjymtyra e parë e trajtave të përngjitura të habitores:
ardhkam, humbkam, marrkam, paskam, qenkam etj.; paskësha, qenkësha etj.
|