Albaniada Fjalori Gjuhes Shqipe
Dhuroni
Menu

Zanorja ë fundore
nga Albaniada

Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada

Zanorja ë fundore

Shkruhet ë-ja fundore te fjalët me theks që në krye të herës në rrokjen e parafundit, duke u ruajtur ajo edhe në trajtat e tyre ku s'është më fundore.


Kështu, shkruhen me -ë:


a) emrat femërorë si bukë, fjalë - fjalës, fjalën, fjalët, fjalëve, fjalësh; punë, zhurmë etj.;


po kështu edhe numërorët si dhjetë, mijë etj. (dhjetë - dhjetës, dhjetën, dhjetëra; mijë, mijëra etj.).


Shkruhen me -ë gjithashtu emrat mashkullorë që shkojnë pas lakimit të emrave femërorë si babë, dajë, gegë, toskë etj.; Kolë, Lekë etj.;


b) disa emra mashkullorë dhe shumica e emrave mashkullorë që përdoren edhe si asnjanës:


atë, burrë, djalë, gjalmë, gjumë, kalë, lëmë, lumë;

ballë (balli, ballët), brumë (brumi, brumët), djathë (djathi,

djathët), drithë, drithëra, dyllë, dhallë, dhjamë,

gjalpë, mjaltë, ujë, ujëra etj.;


c) mbiemrat dhe ndajfoljet e tipit (i, e) butë - butë,

(i, e) ftohtë - ftohtë, (i, e) gjallë - giallë, (i, e) giatë - gjatë,

(i, e) lehtë - lehtë, (i, e) mirë - mirë, (i, e) ngrohtë - ngrohtë,

(i, e) shkretë - shkretë, (i, e) vonë - vonë.


Në çiftet e fjalëve më poshtë mbiemrat shkruhen me -ë, ndajfoljet pa -ë:


(i, e) drejtë - drejt, drejtpërdrejt, drejtshkrim;

(i, e) fortë - fort, (i, e) kotë - kot, (i, e) lartë - lart, i lartpërmendur;

(i, e) ligshtë - ligsht, (i, e) mbrapshtë - mbrapsht,

(i, e) mjaftë - mjaft, (i, e) plotë - plot, i plotfuqishëm;

(i, e) shpejtë - shpejt, (i, e) thjeshtë - thjesht,

(i, e) vërtetë - vërtet;


po kështu: larg, pak, pakkush, shkurt;


ç) mbiemrat e formuar me anën e prapashtesës - nga emra njërrokësh ose me theks në rrokjen fundore, si edhe nga folje që mbarojnë me zanore:


(i, e) artë (ar), (i, e) drunjtë (dru), (i, e) gurtë (gur), i

(i, e) leshtë (lesh), (i, e) pambuktë (pambuk),

(i, e) zjarrtë (zjarr) etj.;

(i, e) metë (mej), (i, e) mpitë (mpij), (i, e) ndytë (ndyj), (i, e) thatë (thaj);


po kështu edhe numërorët rreshtorë:


(i, e) dytë (dy), (i, e) tretë (tre), (i, e) pestë (pesë),

(i, e) g jashtë (gjashtë), (i, e) dymbëdhjetë (dymbëdhjetë),

(i, e) njëzetë (njëzet), (i, e) njëzetenjëtë (njëzet e një),

(i, e) gjashtëdhjetë (gjashtëdhjetë), (i, e) miljontë (milion) etj. ;


d) trajtat e shumësit te emrave dhe të mbiemrave mashkullorë si:


afrikanë, amerikanë, arabë, bullgarë, docentë, dynymë,

feudalë, fishekë, francezë, gramë, grekë, gjumashë,

hektarë, hutaqë, kilogramë, kroatë, kuintalë,

laborantë, lejlekë, lekë, maturantë, matjanë, mekanikë,

memecë, motakë, partizanë, përtacë, pionierë, punëtorë,

rebelë, romakë, rosakë, serbë, spanjollë, studentë,

shkrimtarë, shoferë, shqiptarë, tonë, traktoristë,

(artikuj) ushqimorë, ushtarë, veshë etj.


Kjo -ë shkruhet në të gjitha rasat e shumësit, edhe kur nuk është fundore:


partizanë - partizanësh, partizanët, partizanëve;

grekë - grekësh, grekët, grekëve;

punëtorë - punëtorësh, punëtorët, punëtorëve.


Shënim. Trajta e emërores dhe e kallëzores së pashquar shumës e emrave të njësive të masave që burojnë nga emra njerëzish shkruhet pa ë fundore, por në rasat e tjera të shumësit të pashquar dhe në të gjitha rasat në shumësin e shquar pas temës shkruhet -ë:

20 amper, 50 om, 300 herc, 220 volt,60 vat etj.; 15 amperët,

220 voltëve, 30 vatësh etj.


dh) trajtat e emtërores dhe të kallëzores së shquar të shumësit të emrave dhe të mbiemrave mashkullorë që në trajtën e pashquar mbarojnë me një bashkëtingëIlore dhe që janë njërrokësh ose qe e kanë theksin në rrokjen e fundit:


bijtë (bij), deshtë (desh), djemtë (djem), dhentë

(dhen), miqtë (miq), të rinjtë (të rinj), thonjtë (thonj) etj.;

armiqtë (armiq), barinjtë (barinj), të mëdhenjtë (të mëdhenj) etj.;


e) trajtat e shquara të rasave të zhdrejta të njëjesit dhe të emërores e të kallëzores shumës të emrave femërorë që mbarojnë me zanore të theksuar:


bukuri - bukurisë, bukurinë, bukuritë; byro - byrosë,

byronë, byrotë; dhi - dhisë, dhinë, dhitë; gjë - gësë,

gjënë; kala - kalasë, kalanë, kalatë; e re - së

resë, të renë; rrufe - rrufesë, rrufenë, rrufetë etj.;


po kështu shkruhen edhe shkurtimet e gjinisë femërore që në emëroren e pashquar shqiptohen me theks mbi rrokjen e fundit:


ATSH-së (ATSH), OKB-së (OKB), BE-së (BE);


ë) emrat e formuar me prapashtesën -, prej temash që mbarojnë më zanore të theksuar, si edhe emrat me këtë prapashtesë që kanë pësuar një shpërngulje theksi në rrokjen e parafundit (ndryshe nga emrat e tipit arkëz, lidhëz):


qelizë, syzë, vezë; dorezë, kokrrizë, librezë, varrezë etj.;


f) emrat femërorë me - (të parme a të prejardhur) si:

astmë, basmë, dasmë, diafragmë, dogmë, gjysmë,

kazmë, krismë, nismë, sintagmë (dhe jo basëm, dasëm, gjysëm);


g) përemrat pronorë ynë, jonë, tanë, tonë, sonë, të mitë, të tutë, të tijtë, të sajtë;


gj) numërorët themelorë si pesë, gjashtë, shtatë, tetë, nëntë, dhjetë, dymbëdhjetë, pesëdhjetë etj.;


h) foljet me temë me zanore, në vetën e parë dhe të tretë të shumësit të së tashmes dëftore e lidhore:


(të) mbajmë, (të) mbajnë; (të) blejmë, (të) blejnë;

(të) vëmë, (të) vënë; (të) dimë, (të) dinë; (te) fshijmë,

(të) fshijnë; (të) punojmë, (të) punojnë etj.


Po kështu, kryesisht për arsye morfologjike, shkruhen edhe foljet me temë me grup zanoresh, të ndjekur nga një -j:


(të) përziejmë, (të) përziejnë; (të) thyejmë, (të)

thyejnë; (të) ruajmët, (të) ruajnë, (të) shkruajmë, (të) shkruajnë etj.;


i) trajtat foljore të shumësit të së kryerës së thjeshtë, të cilat dalin me një zanore:


lamë, latë, lanë (Iaj); blemë, bletë, blenë (blej);

bëmë, bëtë, bënë (bëj); fshimë, fshitë, fshinë (fshij);

zumë, zutë, zunë (zë); hymë, hytë, hynë (hyj) etj.;


j) trajta e vetës së tretë njëjës e mënyrës lidhore te të gjitha foljet, duke përfshirë edhe ato me tog zanor, ku -ë-ja shkruhet për arsye morfologjike:


të humbë, të lidhë, të mbjellë, të përmendë etj.;

të hyjë, të gjejë, të lajë, të pijë, të thajë etj.;

të përziejë, të shkruajë, të thyejë etj.;


k) pjesoret e foljeve me temë më zanore a më -l, -ll, -r, -rr dhe mbiemrat e nyjshëm të formuar prej tyre:


qarë, blerë, bërë, pirë, fryrë, mjelë, vjelë, mbjellë, sjellë, marrë, nxjemë etj.;

(i, e) bërë, (i, e) pirë, (i, e) mbjellë, (i, e) nxjerrë etj.


Po kështu shkruhen edhe pjesoret si: :

dhënë, ngrënë, qenë, thënë, vënë, zënë etj.


Pjesoret me temë më tog zanor, të cilat theksin e kanë në rrokjen e parafundit, shkruhen pa -ë në fund:

përzier, kryer, lyer, mësuar, punuar, shkruar etj.


Nuk shkruhen më ë fundore:


a) emrat dhe mbiemrat me -ël, -ër, -ërr, -ëz, -ull, -ur, të cilët në emëroren e pashquar të njëjësit nuk e kanë theksin në rrokjen e fundit:


bukël, gogël, pupël, thnegël etj.; (i, e) ëmbël, (i, e) vogël etj.;

dhelpër, gënjeshtër, motër, numër, zemër etj.;

(i, e) ashpër, (t, e) shurdhër, (i, e) verbër etj.;

kokërr, puçërr, vjehëm etj.;

arkëz (arkë), dhëmbëz (dhëmb), fshikëz (fshikë),

gishtëz (gisht), lidhëz (lidh), mollëz (mollë) etj.; (i, e) bukurëz etj;


hatull, kumbull, nofull, rregull, shpatull, tingull, tjegull, vetull etj.;

flutur, hekur etj.; (i, e) bukur, (i, e) lumtur etj.;


b) emrat dhe mbiemrat që në shumësin e pashquar dalin me një nga bashketingëlloret -gj, -e, -j, -nj, të prira nga një zanore, si në emërore, ashtu edhe në të gjitha rasat e tjera:

zogj, zogjve, zogjsh; të ligj, të ligjve, të ligjsh etj.;

fiq, fiqve, fiqsh; miq, miqve, miqsh; pleq, pleqve, pleqsh etj.;

bij, bijve, bijsh etj.;

drunj, drunjve, drunjsh; ftonj, ftonjve, ftonjsh;

heronj, heronjve, heronjsh; hunj, hunjve, hunjsh; thonj, thonjve, thonjsh etj.


S h ë n i m. Po kështu shkruhen pa -ë- para nyjës - dhe mbaresave të shumësit emrat:

cjep (cjap) - cjeptë, cjepve, cjepsh;

desh (dash) - deshtë, deshve (por deshësh);

djem (djalë) - djemtë, djemve, djemsh;

dhen - dhentë, dhenve, dhensh;

qen (qen) - qentë, qenve, qensh.


c) trajtat rasore të shumësit të emrave dhe mbiemrave që mbarojnë me dy bashkëtingëllone emëroren e pashquar të shumësit, si edhe të atyre mbarojnë me -l, -rr -sr -z (këta emra dhe mbiemra para nyjës -t të trajtës së shquar dhe para mbaresës -sh të rrjedhores marrin një -i):

bujq - bujqve, bujqish, bujqit; krushq - krushqve,

krushqish, krushqit; peshq - peshqve, peshqish,

peshqit; tirq - tirqve, tirqish, tirqit; ujq - ujqve, ujqish,

ujqit; murgj - murgjve, murgjish, murgjit; të ëmbël

- të ëmbëlve, të ëmblish, të ëmblit; të vegjël - të

vegjëlve, të vegjlish, të vegjlit, etër - etërve, etërish,

etërit; mbretër - mbretërue, mbretërish, rnbretërit; i

bukur - të bukurve, të bukurish, të bukurit; i egër -

të egërve, të egrish, të egrit; i pjekur - të pjekurve,të

pjekurish, të pjekurit,; blerës - blerësve, blerësish, blerësit;

ndihmës - ndihmësve, ndihmësish, ndihmësit;

nëpunës - nëpunësve, nëpunësish, nëpunësit; nxënës -

nxënësve, nxënësish, nxënësit; punonjës - punonjësve,

punonjësish, punonjësit; sulmues - sulmuesve, sulmuesish, sulmuesit; shitës - shitësve, shitësish, shitësit;

vendës - vendësve, vendësish, vendësit; njerëz - njerëzve, njerëzish, njerëzit etj.;


ç) trajta e rrjedhores së pashquar të emrave që në shumës mbarojnë me zanore të theksuar:

grash, kalash, shtëpish, byrosh, drush, sysh etj.


Po kështu shkruhen edhe:

më dysh (dy), më trish (tri), si edhe dyfish, trefish etj.;


d) mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)m, -shëm:

i, epërm (i epër), i, jashtëm (jashtë), i mesëm

(mes), i ndryshëm (ndryshe), i nesërm (nesër), i, sipërm

(sipër), i sotëm (sot), i tashëm (tash), i tepërm

(tepër), i vetëm (vetë) etj.;


i ardhshëm, i brendshëm, i gatshëm, i këndshëm,

i kujdesshëm, i ndershëm, i nevojshëm, i pafajshëm,

i përbotshëm, i vjetshëm etj.;


dh) mbiemrat e formuar nga emra, numërorë e ndajfolje me theksin mbi rrokjen e parafundit:


(i, e) akullt (akull), (i, e) avullt (avull), (i, e) hekurt

(hekur), (i, e) misërt (misër), (i, e) panumërt (numër),

(i, e) rregullt (rregull), (i, e) thekërt (thekër), (i, e) katërt

(katër), (i, e) tepërt (tepër) etj.;


e) pjesoret (dhe mbiemrat përkatës) me -ur, -ier, -yer, -uar:

(i, e) ardhur, (i, e) dashur, (i, e) veshur etj.; (i, e) zier etj.;

(i, e) kryer, (i, e) thyer etj.; (i, e) bluar, (i, e) zgjuar etj.;


ë) trajtat e vetës së parë dhe të tretë të shumësit të së tashmes dëftore e lidhor,e të foljeve me temë më bashkëtingëllore ose me -ie:

(të) djegim, (të) djegin; (të) flasim, (të) flasin; (të)

hapim, (të) hapin; (të) mbjellim, (të) mbjellin; (të)

mbledhim, (të) mbledhin; (të) presim, (të) presin; (të) tjerrim, (të) tjerrin etj.;

(të) biem, (të) bien; (të) shpiem, (të) shpien; (të) shtiem, (të) shtien etj.;


f) trajtat e shumësit të së pakryerës së dëftores e të lidhores te të gjitha foljet:

(të) ecnim, (të) ecnit, (të) ecnin; (të) ishim, (të)

ishit, (të) ishin; (të) kishin, (te) kishit, (të) kishin;

(të) lyenim, (të) lyenit, (të) lyenin; (të) punonim, (të)

punonit, (të) punonin; (të) ushqenim, (të) ushqenit, (të)

ushqenin; (të) zinim, (të) zinit, (të) zinin etj.;


g) trajtat e shumësit të së kryerës së thjeshtë të foljeve me temë më bashkëtingëllore, si edhe trajtat e shumësit të kësaj kohe që përmbajnë një grup zanoresh:

humbëm, humbët, humbën; bindëm, bindët, bindën;

lidhëm, lidhët, lidhën; dogjëm, dogjët, dogjën;

ftohëm, ftohët, ftohën; ikëm, ikët, ikën; u kollëm, u

kollët, u kollën; vdiqëm, vdiqët, vdiqën; gjetëm, gjetët,

gjetën; u ngjitëm, u ngjitët, u ngjitën; pyetëm, pyetët, pyetën etj.;

përziem, përziet, përzien; thyem, thyet, thyen;

rrëfyem, mëfyet, rrëfyen; kënduam, kënduat, kënduan etj.;


gj) trajtat e urdhërores të foljeve që te kjo menyrë e kanë temën më bashkëtingëllore:

bjer; çel, çelni; fol, folni; ec, ecni; hip, hipni; hyr, hyni;

ik, ikni; jep, jepni; lër; shpjer; shtjer; zër, përzër; zhduk, zhdukni etj.;


h) përemrat dëftorë (i, e) atij, (i, e) këtij, (i, e) asaj,

(i, e) kësaj, si edhe përemrat pronorë (i, e) tij, (i, e) saj (dhe jo i atijë, e sajë etj.).

Login Rreth NeshKontaktKonfidencaTermat
Logoreci.com