|
Zanorja ë e patheksuar nga Albaniada
Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada
ZANORJA Ë E PATHEKSUAR
ë-ja paratheksore
ë-ja paratheksore shkruhet në këto raste:
a) në fjalët e parme e në të gjitha fjalët ku ajo i takon rrokjes së parë, si edhe në fjalët e formuara prej tyre:
argëtoj, bagëti, bërryl, dëgjoj, dënesë, dëshirë, fëlliq, fëmijë,
gëmushë, gërryej, gëzof , gëzhojë, gogësij, gumëzhij, gjëmoj,
hingëllin, këlysh, këmishë, kënaq, këndellem, këndoj, kënetë,
këpucë, këpucar, këpushë, këput, të këqij, kërcej, kërrabë,
kërrusem, këshill, kushëri, lëkurë, lëmoshë, lëndoj, lëpij, lëpjetë, lëpushkë,
lëshoj, mallëngjej, të mëdhenj, mëkat, mënyrë, mësoj, mësim, mëshoj,
mushkëri, ndërroj, ndërresë, shndërroj, pagëzoj, pagëzim, pëllet, pëllëmbë,
pëllumb, përrallë, pështjelloj, pështyj, psherëtij, qëroj, rrëfanë,
rrëfim, shëllirë, shëmtoj, shëtit, tëhu, trashëgoj, thëllëzë, thërres, thërrime etj.;
dëboj, dëborë, dëlir, (i, e) dëlirë, dërrasë, gëzoj,
kësaj, kësisoj, kësodore, kështu, këta, këtë, këtij,
(i, e) këtillë, këtej, këtu, lëfyt, lëkund, i lëkundshëm, lëmekem,
lëvozhgë, mëditje, mësyj, mësymje , sëmundje, shpëlaj, tëharr, tëholl etj.
(Shkruhen pa ë fjalët arsye, arsim, arsimtar dhe ato që formohen prej tyre.)
b) në fjalë të prejardhura, të formuara nga një temë me ë me anë prapashtesash që nisin me bashkëtingëllore, dhe në fjalë të përbëra e të përngjitura që kanë si pjesë të parë një temë të tillë me ë, të ndjekur nga një temë që nis me bashkëtingëllore:
anëtar, anëtarësi (anë); armëtar (armë); atëror,
atësi (atë); bardhësi (i bardhë); botëror, botërisht (botë);
bulëzim (bulë); burrëri, burrëror (burrë); copëtoj, copëtim,
copëzoj (copë); drejtësi, (i drejtë) ; flakëroj, flakërimë (flakë);
frikësoj (frikë); frymëzoj, frymëzim (frymë); ftohtësi (i ftohtë);
gojëtar, gojëtari (gojë); gjatësi (i gjatë); gjellëtore (gjellë); gjerësi (i gjerë);
gjithësi, përgjithësisht (gjithë) ; gjuhësi,, gjuhësor, gjuhëtar (gjuhë);
gjunjëzoj (gjunjë); hollësi, hollësisht (i hollë); këmbësor, këmbësori, (këmbë);
kordhëtar (kordhë); lartësi., lartësoj (i lartë); lehtësi, lehtësoj (i lehtë);
luftëtar (luftë); mbarësi (i mbarë); mirësi, përmirësoj (i mirë);
pemëtore, pemëtari (pemë); pikëllim, pikërisht (pikë); pjesëtoj, pjesëtim (pjesë);
plotësoj, plotësisht (i plotë); punëtor, punëtori (punë); qetësi (i qetë);
rreptësi, rreptësisht (i rreptë); rrogëtar (rrogë); shkallëzim (shkallë);
shkishëroj (kishë); shpejtësi (i shpejtë); shterpësi (shterpë);
tokësor, tokëzim (tokë); trashësi, (i trashë); thatësi (i thatë); thellësi (i thellë);
udhëtar, udhëtim (udhë); urtësi (i urtë); valëzoj, valëzim (valë);
vështirësi (i vështinë) ; vjershëtor (vjershë); zbetësi (i zbetë) etj.;
anëshkrim, armëpushim, atëherë, bashkëfjalim,
bashkënxënës, bashkëpunoj, bashkëshorte, botëkuptim,
bukëpjekës, buzëqesh, cipëtrashë, çfarëdo, datëlindje,
derëbardhë, dorëheqje, dorëshkrim, dorëzanë, dhjetëfishoj,
dhjetëvjetor, fletëgjerë, frymëmarrje, gojëdhënë,
gojëmjaltë, grevëthyes, g jashtëdhjetë, gjashtëmbëdhjetë,
i gjithëfuqishëm, gjithëkombëtar (1), gjuhëgjatë, gjysmëhënë,
gjysmëkoloni, hundëshkabë, i jashtëzakonshëm,
(1) Nuk shkruhet ë-ja paratheksore te përemrat e pakufishëm, te ndajfoljet e te lidhëzat e përngjitura që kanë si pjesë
të parë fjalët gjithë ose kurrë:
gjithçka, gjithçmos, gjithfarë, gjithherë, gjithkah, gjithkund, gjithkush,
gjithmonë, gjithnjë, gjithsaherë, gjithsecili, gjithsekush;
kurrfarë, kurrgjë, kurrkund, kurrkush, kurrsesi etj.
Po kështu shkruhet pa -ë pjesa e parë e fjalëve: vetvete, vetvetiu dhe e fjalëve të formuara prej tyre: vetvetor, i vetvetishëm.
jetëdhënës, jetëgjatë, këmbëzbathur, këngëtar, kokëfortë, llërëpërueshur, mbarëvajtje, mirëbërës, mirëbesim, mirëdita, i mirëfilltë, pesëvjeçar, pikënisje, pikëpamje, pjesëmarrje, pulëbardhë, qafëgjatë, shumëfishoj, shumëkëmbësh,
vetëdashje, vetëqeverisje, vetëshërbim, vetëvendosje, vërej, vërejtje etj.
Shënim 1. Për shkak të ngulitjes prej kohësh, të shqiptimit dhe të shkrimit në gjuhën letrare shkruhen pa -ë- fjalët:
amtar, besnik, fillestar, furrtar, kishtar, lojtar, meshtar, nevojtar
nevojtore, ngatërrestar, pishtar, rojtar, zyrtar, atdhe.
Shënim 2. Nuk shkruhet ë-ja paratheksore te fjalët e përbëra, kur gjymtyra e dytë fillon me zanore:
bashkatdhetar, bashkautor, bashkudhëtar (bashkë); gojëmbël (gojë) ;
i giithanshëm (gjithë); kokulur (kokë); i shumanshërn (shumë) etj.
(por: njëanësi, i njëanshëm, zëëmbël, sepse ë-ja fundore te gjymtyra e parë e tyre është e theksuar).
c) po kështu shkruhen me ë (si zanore mbështetëse) edhe fjalët e prejardhura, që, megjithëse formohen nga tema me bashkëtingëllore, kanë një strukturë fonetiko-fjalëformuese të ngjashme me atë të fjalëve të mësipërme:
armiqësi (armiq); besnikëri (besnik); bujqësi (bujq); djallëzi (djall); dobësi (i dobët);
fajësi, pafajësi, shfajësoj (faj); fshatarësi (fshatar); fundërri (fund);
gjakësi, gjakësor (gjak); hapësirë (hap); harkëtar (hark); kalbëzoj (i kalbët);
keqësoj, keqësim (keq); kombësi, kombëtar, ndërkombëtar (komb) ; krejtësisht (krejt);
kryqëzor (kryq); lajmëtar, lajmëroj (lajm); lavdëroj, lavdërim (lavd);
ligësi, (i lig); madhësi, madhështor (i madh); malësi., malësor (mal);
mbretëri (mbret); miqësohem, miqësor, miqësishf (miq); mjekësi, mjekësor (mjek);
pakësoj (pak); plehëroj, plehërim (pleh); pleqëroj, pleqësi (pleq); qytetëroj, qytetëri (qytet);
robëri, robëroj (rob); shëndetësi (shëndet); shfrytëzoj, shfrytëzim (fryt);
shkrifëroj, shkrifërim, (shkrif); Shqipëri, shqipëroj (shqip); shtetëror (shtet);
trimëri (trim); vargëtar (varg) ; vazhdimësi (vazhdim); zdrukthëtar, zdrukthëtari (zdrukth) etj.
S h ë n i m. Nuk shkruhen me ë:
a. fjalët e prejardhura që formohen prej temash më një bashkëtingëllore me anë të prapashtesave -tar(e), -tor(e), -ti, -toj:
arsimtar, arsimtare (arsim), çlirimtar (çlirim), flamurtar,flamurtare (flamur),
gjyqtar (gjyq), kujdestar (kujdes), lundërtar (lundër), mishtar (mish), obrrtar (oborr),
pajtimtar (pajtim), prestar (pres), shkaktar (shkak), shqiptar (shqip),
shtegtar (shteg), tregtar (treg), themeltar (themel), zelltar (zell);
fajtor (faj), leshtor (lesh) ; pastërti (i pastër) , tregti (treg);
caktoj, përcaktoj (cak), dëmtoj (dëm), ëmbëltoi (i ëmbël), robtohem
(rob), shkaktoj (shkak), shpeshtoj (shpesh), shqiptoj
(shqip), shtegtoj (shteg), tregtoj (treg) etj.
Po kështu shkruhen pa ë edhe fjalët tradhtar, tradhti, tradhtisht, tradhtoj.
b. fjalët e prejardhura, të cilat formohen prej temash me bashkëtingëllore të lëngëta (-r, -l, -ll) që e kanë theksin mbi rrokjen e parafundit:
afërsi (afër), egërsi (i egër), epërsi, (i epër), katërshor (katër),
letërsi (letër), misërnike (misër), motërzim (motër), poshtërsi
(i poshtër), vjetërsi (i vjetër), zgjuarsi (i zgjuar) ; ëmbëlsi,
ëmbëlsoj (i ëmbël), vogëlsi (i vogël); miellzim (miell), popullsi,
popullzoj (popull), rregullsi (rregull) etj.
c. në fjalët e prejardhura, të formuara prej temash me -ër, -ërr, -ël, -ës, ëz, me anë prapashtesash që fillojnë me zanore:
arbëror, arbëresh (arbër), ashpëroj (i ashpër), breshëri, (breshër),
çiltëri (i çiltër), dimëroj, dimëror, dimërim (dimër), dhelpëri (dhelpën) (dhelpër),
emëroj, emërore, emërues (emër), femërore (femër), gjarpëroj, gjarpërushe (gjarpër),
gjelbërim (i gjelbër), misërishte, misërok (misër),
mjeshtëri, mjeshtërisht, mjeshtërok, mjeshtëror (mjeshtër),
numëror, numërim, numëroj (numër), poshtëroj, poshtërim (i poshtër),
shtrernbëroj, shtrembërim (i shtrembër), urdhëresë, urdhëroj, urdhërore (urdhër),
varfëri, varfëroj (i varfër), verbëri, verbërisht (i verbër), zemërim, zemëroj çzemër) etj.;
Me ë paratheksore shkruhen edhe disa trajta shumësi që janë fonetikishit të ngjashme me fjalët e tipit të mësipërm, si:
gishtërinj, gjarpërinj, priftërinj, zotërinj,
po ashtu edhe formimet e tipit:
mbretëreshë, priftëreshë, zotëroj;
ëndërrim, ëndërroj (ëndërr), picërroj (picërr) etj.;
vegjëli, vogëlimë, zvogëloj, zvogëlim (i vogël) etj.;
nëpunësi (nëpunës), përgjegjësi (përgjegjës), rroboqepësi (rrobaqepës) etj.;
bulëzoj (bulëz), njerëzi, njerëzor (njerëz) etj.
(Në pajtim me drejtshkrimin shkruhet: përgënjeshtroj, përgënjeshtrim (kokërr), puçrriza-t (puçërr), ngulitur prej kohësh (gënjeshtër), kokrrizë)
S h ë n i m. Nuk shkruhen me ë paratheksore fjalët e prejardhura, të formuara prej temash me -ër me anë prapashtesash që fillojnë me zanore, kur përpara ë-së ndodhet vetëm një nga bashkëtingëlloret b, ll, l, i, k, g, t, v ose një nga grupet -nd-, -st-:
algjebrik (algjebër), dibran (Dibër), librar, librari (libër);
kodrinë, kodrinor (kodër), lodroj (lodër), shkodran (Shkodër);
afri, afrim, afroj (afër); ajri, ajroj, ajrim, ajror (ajër); lakror
(lakër), mjekrosh (mjekër), mokrar (Mokër); epror (i epër).
teproj, tepricë (tepër), veproj, veprim (vepër); katror (katër),
letrar (letër), vjetrohet, i vjetruar (i vjetër) ; zgavroi (zgavër);
cilindrik (cilindër), lundroj, lundrim (lundër), njëthundrak
(thundër) ; gjirokastrit (Gjirokastër), kadastroj, kadastrim (kadastër),
lustroj, lustrim (lustër), ministri,, ministror (ministër),
pastroj, pastrim (i pastër), regjistroj, regjistrim (regjistër) etj.
Shih: Zanorja ë e theksuar
|