|
Theksi nga Albaniada
Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada
THEKSI
Në gjuhën shqipe të shkruar nuk përdoret asnjë lloj theksi. Si rregull, shumica e fjalëve të shqipes e kanë theksin në rrokjen e parafundit (paroksitone):
arë, urë, erë, orë, dorë, derë, darë, punë, fjalë, shkollë,
shkallë, hënë, nënë, të holla, të gjata, të lashta, të kuqe,
ishull, faqe, sipërfaqe, këmbë, këngë, shkop, dardhë, mollë.
Një numrë fjalësh janë me theks fundor (oksitone), por ato janë të pakta dhe theksimi i tyre fundor del nga konteksti, pa qenë nevoja për ndonjë shenjë të veçantë:
fe, rrufe, be, shtëpi, çati, parti, rini, liri, lmturi, bukuri, dashuri,
dituri, egërsi, trimëri, baba, kala, bakllava, tenxhere, xhami, minare etj.
Ka edhe sasi fjalësh me theksin në rrokjen e dytë para fundit (proparoksitone), si:
flutura, petulla, vetulla, shpatulla, kumbulla, vjedhurazi, fshehurazi, rishtazi.
Shënim: Një numër i kufizuar fjalësh kanë formë fonetike të njëjtë (identike) dhe dallohen vetëm nga theksi. Në këto raste, për të mos shkaktuar keqkuptime, mund të përdoret edhe shenja e theksit ( ' ).
si p.sh.:
bári dhe barí,
drejtóri dhe drejtorí,
minístri dhe ministrí,
stóli dhe stolí,
kálli dhe kallí.
Por pothuaj gjithmonë kuptimi i këtyre fjalëve del brenda fjalisë.
|