|
Takimi i dy zanoreve të njëjta nga Albaniada
Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada
TAKIMI I DY ZANOREVE TË NJËJTA
Kur në formim fjalësh takohen dy zanore të njëjta, ato shkruhen të dyja:
i paaftë, i paafrueshëm, i paanshëm, paanësi,
i paapelueshëm, i paarmatosur, i paarrirë, deetimologjizim,
kryeengjëll, antiimperialist, autoofiçinë, joobjektiv,
joorganik, jooksidues, joorigjinal, mikroorganizëm etj.
|