Albaniada Fjalori Gjuhes Shqipe
Dhuroni
Menu

Takimi i dy bashkëtingëlloreve të njëjta
nga Albaniada

Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada

TAKIMI I DY BASHKËTINGËLLOREVE TË NJËJTA

Kur në formim fjalësh a trajtash takohen dy shkronja të njëjta, njëra prej të cilave mund të bëjë pjesë në një dyshkronjësh, ato shkruhen të dyja:


kënddrejtë, nënndarje, kundërreformë,

mossulmim, zëvendëssekretar; në arrittë;

në mos e godittë; e gjettë e mira; në u mbyttë; ndrittë;

në më prittë; në pyettë; në u trettë etj.;


i kujdesshëm, passhkrim, i pjesshëm, leshhollë,

shpeshherë, mishshitës, veshshkurtër etj.


Shënim 1. Kur takohen shkronjat r me rr dhe l ose ll me ll, shkruhet vetëm rr ose ll:


përreth; dembellëk, fodullëk, hamallëk, jeshillëk etj.


Shënim 2. Lidhëza pasi (mbasi), e formuar nga pas+si (mbas+si), shkruhet me një s.


Shënim 3. Trajta e vetës së tretë njëjës e së pakryerës dëftore, lidhore e kushtore të foljeve me temë më -t, në përputhje me shqiptimin e sotëm letrar shkruhet me -st dhe jo me -tt:


(do të) fliste, (do të) godiste, (do të) maste, (do të) ngjiste,

(do të) nuhaste, (do të) paraqiste, (do të) përshtaste,

(do të) priste, (do të) shëtiste, (do të) vriste, (do të) zbriste,

(do të) zbuste, (do të) zgjaste etj.

Login Rreth NeshKontaktKonfidencaTermat
Logoreci.com