Albaniada Fjalori Gjuhes Shqipe
Dhuroni
Menu

Takimet e bashkëtingëlloreve g ose n me j
nga Albaniada

Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada

TAKIMI I G-së OSE I N-së ME J-në


Fjalët dhe trajtat e fjalëve me theks në rrokjen e parafundit, tek të cilat takohet g-ja ose n-ja e temës me j-në e prapashtesës a të mbaresës, shkruhen me i dhe jo me j, për të mënjanuar shqiptimin e këtyre dy shkronjave si një tingull i vetëm (gj ose nj):


djegie, lagie, shmangie, shtangie, biologe, biologia,

filologe filologia, gjeologe gjeologia, kirurge kirurgia,

pedagoge pedagogia, pedologe pedologia, radiologe

radiologia; (unë) lagia, (ti) lagie; (unë) shmangia, (ti) shmangie etj.;

anie, dhënie, kundërthënie, kundërvënie, lënie,

marrëdhënie, ngrënie, paradhënie, parathënie, pasthënie,

qenie, rënie, thënie, zënie etj.; dibrania, indiania,

italiania, koreania, partizanina, shkodrania etj.

Login Rreth NeshKontaktKonfidencaTermat
Logoreci.com