Albaniada Fjalori Gjuhes Shqipe
Dhuroni
Menu

Shumëpikëshi
nga Albaniada

Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada

SHUMËPIKËSHI (...)

Shumëpikëshi tregon që thënia, për arsye të ndryshme, ndërpritet e nuk jepet e plotë. Ndërprerja mund të bëhet në fjali, në periudhë dhe në fjalë të veganta.


§ 106. Shumëpikëshi përdoret për të shprehur ndërprerjen e një thënieje kur i lihet lexuesit ta marrë me mend ç'ka ka dashur të thotë tjetri, kur ndërhyn diçka, kur folësi ndërron mendje ose nuk e gjen dot fjalën e përshtatshme, kur ngurron ta shfaqë deri në fund mendimin etj. :


Edhe pak, - thoshte ai me vete, - edhe pak. Sa të korrim grurin, sa të mbledhim duajt e fundit, pastaj...

Sadoqë dëshpërohej për fatin e saj të keq, Rina kishte një shpresë të fshehtë: «Ja, sa të më rritet djali, pa...»

Po ti iu rrite babait, moj bijë, e do të na lësh. Atëherë si do të bëjë babai pa... Deshi të thoshte «pa ty», po Vita nuk e la ta mbaronte fjalën.


- E sa kohë kemi udhëtuar që kur jemi nisur nga planeti Matela?

- Tre vjet. Dhe, po të përdorim masën tuaj, kemi përshkuar një distancë prej 55 trilionë kilometra. Tani duhet të vëzh..."

Një dritë e zbehtë u pasqyrua ne ekranin e cikloskopit. Ajo e përshkoi ekranin me shpejtësinë e vetëtimës dhe u zhduk.


Hajde të folur, hajde! Ia kaloi edhe Flamurit. Deri këtu paska mbërritur ky. Unë kujtoja se... Nejse.

Po, por infermieri sesi më vështronte kur m'i thoshte të gjitha këto. Kishte një buzëqeshje, një buzëqeshje... - ai s'e gjeti dot fjalën e duhur për ta thënë.

Po pastaj? Ç'do të bëhet në qoftë se...

Mevla Çelebiu nuk guxoi të thoshte «në qoftë se kalaja nuk merret»-.


§ 107. Shumëpikëshi përdoret në vend të një fjale a të një thënieje që s'duam ta përmendim:


Ai ktheu kokën që larg dhe thirri: - E di ç'bëj unë me ato kronikat tuaja të mykura? ... —- këtu Siri Selimi tha dy fjalë shumë të rënda për veshin e historianit.


§ 108. Shumëpikëshi përdoret në shkurtimet e fjalëve ose të datave që nuk duam t'i japim të plota ose që s'na kujtohen:


- Ti, s'pyetke fare për të ftohtët. Nga të kemi?

- Nga rrethi i K...


Aty nga fillimi i majit të vitit 197... bashkëshortët Dafa u transferuan në njërin nga sektorët e bonifikimit të qytetit.


- E morët vesh? Fotografinë e tim biri e kanë vënë atje më mu... si i thonë ...

- Muze, - tha plaku.


§ 109. Shumëpikëshi përdoret për të shprehur mungesën ose vonesën e përgjigjes në dialog:


Ti Shqiponjë qenke?

- ...

- Eja, afrohu.

Shqiponja e zbehur në fytyrë u afrua tek tavolina e drejtoreshës.


U ngrit më këmbë, nxori nga një kamare një libërth.

- ... E sheh këtë libërth? Është fare i vogël, rëndon sa një pupël zogu, po pati një forcë aq të madhe, sa çau errësirën.



§ 110. Shumëpikëshi përdoret në një ligjërim pa vijimësi logjike:


Gjera që ngjasin... , - tha ai duke shikuar përsëri të birin. Gjene mirë boll... Sidoqoftë, dihet.... Por unë kështu them... Paçka... Ata heshtën të gjithë. Askush nuk e kuptonte se ç'donte të thoshte me ato fjalë të ngatërruara, veç të birit.


§ 111. Përdoret shumëpikëshi edhe për të shprehur pushime të gjata në një të folur me ritëm të ngadaltë:


I dolën përpara si në një vegim të shpejtë sofrat e Kalcës. Të mëdha, të rënda... Të punuara trashë.. Kush nuk ishte shtruar në ato sofra... Miq, rrugëtarë, të varfër dhe pa strehë ishin shtruar përpara tyre.


§ 112. Shumëpikëshi përdoret pas një numërimi që nuk jepet deri në fund:


Ja ta zëmë sikur ta caktojmë Dritën një, vëllanë e saj dy, ty tre....


§ 113. Shumëpikëshi vihet para një fjale me ngarkesë emocionale (ironi etj.) për të shprehur ndërprerjen e ligjërimit para saj, me qëllim që të vihet më shumë në dukje:


Kaloi kjo furtunë / Një dite e pat..../Vërtet s'bëmë punë, / Por bëmë... debat!

Dola nga klubi me premtimin se do të shkruhej patjetër per këtë eksperiencë me vlerë të ... madhe.


§ 114. Shumëpikëshi përdoret në citime për të treguar që fjalia a periudha nuk jepet e plote në fillim, në mes a në fund të saj:


«... nga një etapë në tjetrën, si çdo gjë, shkolla jonë do të pësojë ndryshime në formë, në strukture, në përmbajtje.»


§ 115. Në ushtrimet gramatikore, aritmetike etj. shumëpikëshi përdoret në vend të një shkronje, fjale, numri a shënje aritmetike që nxënësi duhet ta gjejë:


Në vendet e lëna bosh, përdorni trajtat e shkurtra që duhen:

Në sfondin e zymtë të detit të egërsuar, kur edhe anijet e mëdha mezi ... bëjnë ballë dallgëve të fuqishme, detarët ... ngjajnë zgalemëve që luftojnë me stuhinë.

Login Rreth NeshKontaktKonfidencaTermat
Logoreci.com