Albaniada Fjalori Gjuhes Shqipe
Dhuroni
Menu

Shkronja Zh
nga Albaniada

Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada

Zh.

1. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe dhe shkronja e tridhjetegjashtë e alfabetit të saj, e cila shënon këtë bashkëtingëllore. Bashkëtingëllorja zh. Tingulli zh. Shkronja zh.

2. si em. f. Bashkëtingëllorja dhe shkronja zh. Zh-ja e madhe (e vogël). Zh-ja e dorës (e shtypit).

  • Nga a-ja deri te zh-ja.


Zh. - fjalëform.

Parashtesë që bashkohet zakonisht me tema foljore dhe formon folje që kanë kuptim të kundërt me atë të këtyre temave p.sh. zhbëj, zhdredh, zhvesh, zhvlerësoj etj.



Alfabeti : A | B | C | Ç | D | DH | E | Ë | F | G | GJ | H | I | J | K | L | LL | M | N | NJ | O | P | Q | R |RR | S | SH | T | TH | U | V | X | XH | Y | Z | ZH
Login Rreth NeshKontaktKonfidencaTermat
Logoreci.com