|
Shkrimi i fjalëve njësh ndaras dhe me vizë në mes nga Albaniada
Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada
SHKRIMI I FJALËVE NJËSH, NDARAS DHE ME VIZË NË MES
Shkruhen njësh të gjitha ato njësi që nga pikëpamja leksikore përbëjnë një fjalë të vetme
Shkruhen njësh, si një fjalë e vetme, pa vizë në mes:
a) fjalët me parashtesa:
antifashist, antiimperialist, i derisotshëm,
joantagonist, (folje) jokalimtare, jozyrtar,
kundërsulm, kundërvënie, i mëparshëm, i mëvonshëm,
mospërfillje, mossulmim, nëndrejtor, nënndarje,
nëntoka, i paaftë, paaftësi, i pabesë, i papërshtatshëm,
prregullsi, i parregullt, pasiguri, i pashkollë, i pashpresë,
parafytyrim, i parakohshëm, parashkollor, (periudha) e pasluftës,
prapaskenë, riatdhesim, sipërmarrje etj.;
b) fjalët e përbëra me lidhje përcaktore ndërmjet gjymtyrëve të tyre:
anarkosindikalist, armëpushim, (i, e) ashtuquajtur, bakërpunues,
battëgjerë, ballëhapur, ballëlart, bashkatdhetar, bashkëjetesë,
bashkëveprim, besëlidhje, besëpakë, bishtdhelpër, bojargjend,
bojëbizele, bojëçelik, bojëfinjë, bojëgështenjë, bojëgrurë,
bojëgjak-e, bojëlimon, bojëmanushaqe, bojëmjaltë, bojëportokall,
bojëshegë, bojëtjegull, bojëtullë, bojëvjollcë, bojuthull, bollujsë,
botëkuptim, breshkujëse, buzëpaqeshur, buzëqeshur, datëlindje,
dëmshpërblim, ditëlindje, disavjeçar-e, dobiprurës, dorëcung,
dorështrënguar, dorëzonjë, dredhalesh, dritëshkurtër, druprerës,
duarkryq, duarlidhur, duarplot, dyfish, dyvjeçar, dhjetëgarëshi,
dhjetëvjeçar, elektromagnetik, elektromekanik, faqebardhë,
faqekuq, fatpadalë, fjalëformim, fjalëkryq, fletanketë, fletëdalje,
fletëhyrje, fletëlavdërim, flokëgështenjë, flokëpakrehur,
flokëverdhë, fotoekspozitë, fotoreporter, fuqiplotë, furrnaltë,
frymëmarrje, gurgdhendës, gurkali, gjeneralkolonel,
gjeneralmajor, guhëlopë, gjuhënuse, gjysmagjeli,
gjysmanalfabet, gjysmëhënë, gjysmëkoloni, gjsmëzyrtar,
hekurkthyes, hekurudhë, hirplotë, ideoestetik, jashtëshkollor,
juglindje, katërkëndësh, këmbëkryq, këmbëngulje, këpucëbërës,
kokëfortë, kokëshkëmb, kokulur, korparmatë, krahabishtshkulë,
krahëhapur, kryekomandant, kryemjek, kryemjeshtër,
kryeqytet, kryeredaktor, kryeradhë, kryerresht, kryetrim,
kryevend, kryeveteriner, kundëradmiral, kundërpeshë,
kundërpërgjigje, kundërsulm, kundërveprim,
leshracullufedredhur, Ietërnjoftim, liridashës, luftanije,
luftënxitës, luledele, lulefilxhan, lulelakër, lulemëllagë,
lulemustak, luleshqerrë, luleshtrydhe, lulëgjake, Iulëkuqe,
marrëveshje, mesoburrë, mosnmarrëveshje, mustaqepadirsur,
nacionalçlirimtar, (shtresa) naftëgazmbajtëse, ndihmësministër,
ndihmësmjek, ndihmësveteriner, neofashist, orëndreqës,
paqedashës, paraardhës, paradhënie, paragjykim, parakalim,
pararojë, pesëgarësh, pesëmbëdhjetëditëshi, pikëmbështetje,
pikënisje, pikëpamje, pikëpyetje, pikësynim, pjesëmarrës,
pjesëmarrje, i porsaardhur, i porsalindur, postbllok, praparnbetje,
praparojë, prapavijë, procesverbal, projektbuxhet,
projektplan, pulëbardhë, pulëdushke, qindvjetori,
qymyrguri, radiodhënës, radiomarrës, radiopërhapje,
rrobalarëse, rrobaqepës, rrugëdalje, socialdemokrat,
syrnbyllurazi, sypatrembur, syshqiponjë, syzi, shkozëbardhë,
shkozëzezë, i shumanshëm, shumëfish, shumëfishoj,
tejkaloj, tejpamës, (e kryer) e tejshkuar, teneqepunues,
tetorëshi, trefish, trevjeçar, truprojë, udhëheqës, udhëheqje,
udhëkryq, ultratingull, vajguri, vajgursjellës, vendburim, vendkalim,
vendlindje, vendqëndrim, vendrojë, vendvarrim, vetëshërbim,
vetëuendosje, vojokushas, vullnetmirë, zemërgur, zemërmirë,
zëuendëskryeredaktor, zëvendësministër etj.
Shënim. Kur njëra nga gjymtyrët e një fjale të përbërë është e formuar prej pjesësh që lidhen me lidhëzat e ose a, këto pjesë shkruhen me vizë midis tyre:
gjuhëhelm-e-thikë, dorë-e-këmbargjendeja,
gushë-e-llërë-e-gjibardhoshe, shpirt-e-zemërmadh etj.
Kur gjymtyrët e para të dy a më shumë fjalëve të përbëra, të renditura njëra pas tjetrës, përcaktohen nga një gjymtyrë e përbashkët, që, për arsye shkurtimi, shënohet vetëm një herë, pas tyre vihet një vizë lidhëse:
(lejë) dy- o triditëshe,
(botime) dy- e mëshumëvëllimëshe,
(paketë) katër- a pesëkilogramëshe,
(ndërtesa) një- a mëshumëkatëshe,
(periudha) e para - dhe pasçIirimit,
(enë) pesë-dhjetë - dhe njëzetlitërshe,
(ndërtesa) pesë - dhe gjashtëkatëshe,
(kamionë) tre-, pesë- dhe shtatëtonësh,
(moshat) tridhjetë-dyzet- dhe pesëdhjetëvjeçare etj.
c) fjalët e përbëra, gjymtyrët e të cilave kanë Iidhje këpujore ndërmjet tyre, kur ato janë njësuar plotësisht si nga ana leksikore, ashtu edhe nga ana gramatikore:
ballafaqe, deledash, dritëhije, fytafyt, gushtovjeshtë,
hekurbeton, juglindje, juglindor-e, këmbadoras,
marrëdhënie, pulagjel, shitblerje, shurdhmemec, verilindje,
verilindor, veriperëndim, veriperëndimor, veshmbathje etj.;
ç) fjalët e përbëra e të përngjitura, të cilat janë ngulitur prej kohësh si të tilla në gjuhë, si nga ana leksikore, ashtu edhe nga ana gramatikore:
emra:
(ditët e) djegagurit, ecejaket, farefis, fëshfëshe,
gjëegjëzë, qoftëlargu, rraketake, shtrajerë, shtojzaualle,
taketuke, thashetheme etj.;
mbiemra:
i pakundshoq, (i, e) pandonjëtëmetë,
(i, e) patëmetë, (i, e) pauënëre etj.;
numërorë: numërorët themelorë që nga njëmbëdhjetë deri më nëntëmbëdhjetë, ata që tregojnë dhjetëshe, qindëshe, si edhe numërorët rreshtorë, pavarësisht nga numri i pjesëve përbërëse të tyre:
njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, trembëdhjetë. . . nëntëmbëdhjetë;
tridhjetë, pesëdhjetë, gjashtëdhjetë, nëntëdhjetë etj.;
njëqind, dyqind, treqind, katërqind etj.;
(i, e) njëmbëdhjetë, (i, e) dymbëdhjetë, (i, e) njëzetenjëtë,
(i, e) tridhjetenëntë, (i, e) pesëdhjetegjashtë,
(i, e) njëqindedytë, (i, e) pesëqindegjashtëdhjetekatërt,
(i, e) njëmijekatërqindepesëdhjeteshtatë, (i, e) njëmiliontë,
(i, e) njëmilionepesëqindmijekatërqindeshtatëdhjetetretë,
(i, e) njëmiliardtë etj.;
përemra të pakufishëm:
akëcili, akëkush, akësecili, asgjë, askurrkush,
askush, asnjeri, asnjë, asnjëri, cilido, cilëtdo,
çdo, çdonjëri,, çfarëdo, diçka, dikush, disa,
gjëkafshë, gjësendi, gjithçka, gjithfarë, gjithkush,
gjithsecili, gjithsekush, kurrfarë, kurrgjë, kushdo, mosgjë,
moskush, mosnjeri, ndoca, ndokush, ndonjë, ndonjëri,
pakkush, rrallëkush, secili, secilido, sekush, sikush,
shumëkush, tjetërkush etj.;
ndajfolje e parafjalë:
afërmendsh, anembonë, asgjëmangut, askund, askurrë, asnjëherë,
asodore, aspak, atëbotë, atëherë, ballaballas, ballafaqas,
brendapërbrenda, brezahypthi, buzagas, dalngadalë, doemos,
domosdo, dosido, drejtpërdrejt, drejtpërsëdrejti, duarplot,
gjithandej, gjithaq, gjithashtu, gjithherë, gjithkah,
gjithkund, gjithmonë, gjithnjë, gjithsaherë, hëpërhë,
kalaqafë, kësisoj, këmbëcingthi kësodore, kurrkund,
kryekëput, kryekreje, matanë, mbasandaj, mbasdite,
medoemos, menjëherë, mezi, mënjanë, mirëfilli,
moskund, moskurrë, mosnjëherë, ndërdysh,
ndërdyshas, ndërkohë, ndërmjet, ndonjëherë, ndopak,
(më vjen) ndoresh, ngadita, ngado, ngaherë, ngandonjëherë,
nganjëherë, (zë) ngoje, (marr) ngrykë, njëditëzaj,
njëfish, njëherazi, njëherë, njëlloj, njëmend, njënatëzaj,
njëzëri, padashur, pakmos, paksa, paksëpaku,
papritmas, parandej, pardje, pareshtur, parmbrëmë,
parvjet, paskëtaj, pasnesër, patjetër, përballë, përbrenda,
përbri, përditë, përdhe, përdhuni, përfaqe, përfundi,
përgjithmonë përgjumësh, përgjysmë, përherë,
përjashta, përjetë, përkëtej, përkrah, përkundra, përkundrejt,
përmbrapa, përmendsh, përmes, përnatë, përnjëherë,
përnjëherësh, përnjëmend, përpara, përpjetë,
përplot, përposh, përqark, përreth, përsëri, përsipër,
përtej, prapëseprapë, qëkur, qëmoti, qëparë, rrallëherë,
sakaq, sakaqherë, sidokudo, sidoqoftë, shpeshherë,
tatëpjetë, tejetej, tejembanë, tejpërtej, tekdo, topgropthi,
vetvetiu etj.;
lidhëza:
derisa, domethënë, gjersa, gjithsaherë, kurse, megjithatë,
megjithëkëtë, megjithëqë, megjithëse, meqenëse, meqë,
mirëpo, ndërsa, ndonëse, ndoqë, ngaqë, ngase, nëse,
përderisa, përveçqë, përveçse, poqë, porsa, porse, porsi,
posa, prejse, qëkurse, saku, sapo, sesa., siç, sikur, sikurse,
tekqë, teksa, veçse etj.;
pjesëza:
kushedi, pikësëpari, pothuaj, pothuajse, seç, thuajse etj.;
pasthirrma:
obobo, ububu, falemnderit, faleminderit, Iamtumirë, mirëmëngjes,
mirëdita, mirëmbrëma, mirupafshim, tungjatjeta etj.
Shënim. Dallohen në shkrim ndajfoljet: atëherë, njëherë, përse, qëkur (qyshkur), lidhëzat nëse, ngase, sesa, pjesëza seç nga përdorimet e pjesëve përbërëse të tyre si fjalë të veçanta:
kam qenë i vogël atëherë; atëherë, po vij edhe unë me ju,
por: as këtë herë, as atë herë; njëherë e një kohë, por: vjen
një herë në javë; përse nuk erdhi?, por: për se është fiala?:
kam, qëkur (qyshkur) që po të pres, por: që kur ra dëborë u ftoh moti;
nëse nuk vjen, më shkruaj, por: në se e mbështet ti këtë mendim?;
nuk erdhi ngase s'kish kohë, por: nga se bëhet letra?;
më mirë të vdesësh më këmbë, sesa të rrosh i gjunjëzuar,
por: nuk e di se sa është ora; seç këndon bilbili,
por: nuk e di se ç'i ka ngiarë.
d) mbaresa dhe nyja e prapme tek emrat e mbiemrat e huaj të personave e të vendeve:
poemat e Bajronit, "Don Kishoti" i Cervantesit,
operat e Çajkovskit, letrat e Dora d'Istrias,
jeta e Engelsit, "Dasrna e Figaros", veprat e Gëtes,
vendlindja e Glinkës, skulpturat e Mikelanxhelos,
veprat e Rabëlesë, novelat e Stefan Cvajgut,
tragjeditë e Shekspirit, "Lufta dhe paqja" e Tolstoit,
operat e Verdit, romanet e Viktor Hygoit,
tregimet e Xhek Londonit etj.;
porti i Akrës, Ankaraja, ishulli i Borneos, ngushtica e Gjibraltarit,
popullsia e Honolulusë, fushat e Irakut, pyjet e Kongos,
kryeqyteti, i Paraguait, rrugët e Rio-de-Zhanejros,
ishulli i Rodit, ishulli i Tahitit, Republika e Zambias etj.
Shkruhen ndaras ato njësi që janë pjesë e një tqgfjalëshi, e një 1okucioni ose e një emërtimi të përbërë.
Shkruhen ndaras:
a) togfjalëshat e tipit emër në emërore + emër në rasën rrjedhore, gjymtyrët e të cilëve ruajnë pavarësinë e tyre morfologjike:
bar blete, bar ethesh, bar gjaku, bar miu, bar peshku,
bar veshi, bar zemre, lule blete, Lule dhensh, lule gjaku,
lule sahati, lule sapuni, lule shqerrash, vaj peshku etj.
Po kështu shkruhen edhe togfjalëshat me kuptim mbiemëror, të përbërë nga emrat bojë ose ngjyrë dhe një emër në rrjedhore:
bojë (ngjyrë) argjendi, bojë (ngjyrë) ari, bojë arre,
bojë deti, bojë dheu, bojë gruri, bojë hiri, bojë limoni,
bojë mishi, bojë mjalti, bojë plumbi, bojë preshi, bojë qielli,
bojë shege, bojë tulle, bojë ulliri, bojë uthulle, bojë vaji etj.
Shënim. Në pajtim me përdorimin e sotëm emërtimet gjel deti, lule dielli, panxhar sheqeri mund të shkruhen edhe
njësh, si fjalë të vetme: gjeldeti, Iuledielli, panxharsheqeri.
b) ndajfoljet dhe lokucionet ndajfoljore si:
së afërmi, së bashku, së dyti, së fundi, së jashtmi, së Iarti,
së paku, së pari, së toku, së thelli; më së fundi,
më së miri; për së afërmi, për së gjalli, për së Iargu,
për së mbari etj.;
më dysh, më tresh, më katërsh; për një, për dy, për tre etj.;
c) Iokucionet ndajfoljore të formuara nga dy fjalë, të njëjta ose të ndryshme, të lidhura në mes tyre me një parafjalë ose me lidhëzën e:
këmbë mbi këmbë; dita rne ditë, nata me natë; buzë më buzë,
dorë më dorë, gojë më gojë, grykë më grykë, kokë më kokë,
kot më kot, krah më krah, majë më majë, qoshe më qoshe,
sy më sy, thikë më thikë, vesh më vesh; ca nga ca, dy nga dy,
një nga një, pak nga pak, tre nga tre; mugë pa mugë, punë pa punë;
brez pas brezi, herë pas here, kohë pas kohe; aty për aty,
ballë për ballë, ditë për ditë, dorë për dorë, dhëmb për dhëmb,
tjalë për fjalë, krah për krah, mes për rnes, mot për mot, një për një,
pikë për pikë, sot për sot, sy për sy, tani, për tani, vit për vit etj.;
fund e krye, fund e majë, kokë e këmbë, lesh e li; qesh e ngjesh;
shkel e shko; mirë e tumirë, keq e tukeq; mbarë e prapë,
rreth e (për)qark, rreth e rrotull, veç e veç etj.;
ç) ndërtimet e tipit me ose për + emër në kallëzore të pashquar, me vlerë kryesisht ndajfoljore:
me ditë, me hir, me kohë, me natë, me ngut, me padurim,
me pahir, me radhë, me rend, me vrap; për shembull,
me të pabesë etj.,
po kështu edhe
(më ra) ndërmend; (e la) pas dore etj.
d) numërorët themelorë të fomuar me pjesëmarrjen e fjalëve mijë, milion, miliard etj. dhe pjesët përbërëse të një numërori themelor, të lidhura me lidhëzën e:
një mijë, dy mijë, tri mijë, dhjetë mijë, pesëmbëdhjetë mijë,
dyzet, mijë, dyqind mijë, një milion,dy milion. .., një miliard,
dy miliard.. . etj.;
njëzet e një, njëzet e shtatë, tridhjet e dy, dyzet e katër,
shtatëdhjetë e tre, njëqind e një, njëqind e trembëdhjetë,
treqind e pesëdhjetë e katër, një mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tre,
dyzet e tetë mijë e katërqind e pesëdhjetë e shtatë,
një milion e pesëqind mijë e dyqind e dymbëdhjetë etj.;
dh) lokucionet parafjalore ose lidhëzore si:
aq sa; ashtu si; deri ku, deri kur, deri në, deri te;
duke qenë se; edhe pse, edhe sikur; gjer kur, gjer në, gjer te;
kaq sa, kështu që; kurdo që; mjaft që; në është se, në qoftë se;
në mënyrë që, në rast se; ngado që; po qe se, po të jetë se;
që në, që se, që te; qysh se; sado që; sapo që; si edhe;
sido që; tekdo që; vetëm se etj.;
e) shprehjet emërore për qind, për mijë etj.; pesë për qind, qind për qind, njëqind e pesëdhjetë e pesë për qind, dyqind për mijë; 8 për qind, 120 për qind, 50 për mijë etj.; Shenjat % (për qind) dhe ‰ (për mijë) mund përdoren vetëm pas një numri të shënuar me shifra: 5%, 90%, 80‰.
ë) pjesëza u e trajtave pësore-vetvetore, kur ndodhet para foljes:
u afrova, u kërkua, u lodhëm, u nisëm etj.;
f) lokucionet pasthirrmore që shprehin përshëndetje, urime, falënderime, ngushëllime etj., pjesët përbërëse të të cilave e ruajnë pavarësinë e tyre gramatikore:
Mbeçi me shëndet!, Mirë ardhshi!, Mirë ju gjetshim!,
Mirë se erdhe!, Mirë se ju gjeta!, Mirë se erdhët!,
Mirë se na erdhët!, Mirë se vjen!, Mirë se po vjen!,
Mirë se vini!, Mirë se të vini!, Puna mbarë!,
Punë të mbarë!, Udha mbarë!, Udhë të mbarë!,
Mbarë pastë!, Nga mot gëzuar!, E paçim me jetë!,
Për shumë vjet!, Për shumë vjet gëzuar!, Qofshi shëndoshë!,
Me shëndet!, Shëndet paç!, Shëndet paçi!, Shëndet paçin! etj.;
Ju falemi nderit!, Të falem nderit! etj.;
Kryet shëndoshë!, Qofshi, vetë!, Të rrosh vetë!, Vetë shëndoshë! etj.
Po kështu shkruhen edhe: Si urdhëron!, Si urdhëroni,! etj.
Shkruhen me vizë lidhëse në mes:
a) formimet e përftuara nga përsëritja e një fjale në të njëjtën trajtë ose në trajta të ndryshme, nga bashkimi i dy antonimeve, i dy numërorëve themelorë (për të shënuar një sasi të përafërt), formimet onomatopeike
të përftuara nga përsëritja e një fjale në të njëjtën trajtë ose në trajtë të ndryshuar:
copë-copë, çika-çika, duar-duar, fije-fijeje, fletë-fletë,
grigje-grigje, grupe-grupe, gunga-gutuga, herë--herë,
kokrra-kokrra, kortarë-kortarë, kuti-kuti, Iara-lara, lloj-lloj,
ngjyra-ngjyra, palë-palë, petë-petë, pika-pika, pjesë-pjesë,
radhë-radhë, rripa-rripa, shkallë-shkallë, togje-togje, tufa-tuta,
thela-thela, valë--valë, vende-vende, vise-vise, vrima-vrima,
xhunga-xhunga, zhele-zhele etj. ;
dita-ditës, dora-dorës, hera--herës, këmba-këmbës etj.;
njëri-tjetri, shoqi-shoqin etj. ;
çalë-çalë, fort-fort, gati-gati, hollë-hollë,
rëndë-rëndë, shumë-shumë, vonë-vonë etj.
aty-këtu, hyrje-dalje, ( punëtorët e ) ngarkim-shkarkimit,
poshtë-lart, pritje-përcjellje, vajtje-ardhje etj. ;
dy-tri orë, dhjetë-pesëmbëdhjetë vjet, 10-15 vjet,
katër-pesë veta, pesë-gjashtë ditë, 5-6 ditë,
afate dy-tremujore, periudha njëzet-tridhjetëvjeçare etj.;
bam-bam, ciu-ciu,, dër-dër, fiu-fiu, ham-ham, hum-hum,
kuak -kuak, llap-llap, osh- osh, tak-tak, zdruj-zdruj etj.;
bam-bum, fap-fup, gau-giu, ham-hum, paf-puf , tik-tak etj.;
gëk-mëk, lecka-pecka, qorr-morr etj.;
b) emërtimet e përbëra të njësive të matjes:
ditë-njeri, ditë-punë, gram-rnolekulë, kalë-fuqi,
kuaj -fuqi, kilovat -orë, orë-makinë, orë-normë,
orë-njeri, ton-kilometër, vit-dritë etj.
Kështu shkruhen edhe ernërtimet e përbëra të njësive të ndryshme të klasifikimit: grup-kulturë, grup--mallra, grup-moshë etj. ;
c) emërtimet jo të thjeshta me lidhje këpujore plotësuese ose me lidhje përcaktore-ndajshtimore ndërmjet pjesëve përbërëse të tyre:
bar-bufe, bar-lulishte, hotel-restorant, kafe-restorant,
miniera e hekur-nikelit, (trajta) pësore-vetvetore,
postë-telegraf -telefon etj. ;
dhomë-muze, shtëpi-muze, qytet-muze, qytet-hero,
dyqan-shtëpi,, hotel-pension, vagon-cisternë,
vagon-restorant, virç-kullë, vinç-urë, sëpatë-daltë,
(punimet e) shpim-kërkimit, shpim-shfrytëzimt ;
të shpim-vlerësimit, plan-detyrë, qen-ujk etj.;
ç) formimet terminologjike të tipit:
(raketa) ajër-ajër, ajër-tokë; tokë-ajër, tokë-tokë etj.;
d) formimet e tjera jo të thjeshta, kryesisht mbiemërore, pjesët e të cilave kanë midis tyre lidhje kepujore që shprehin marrëdhënie plotësuese ose të ndërsjellta:
agroro-industrial, analitiko-sintetik, buiqësor-industrial,
ekonomiko-shoqëror, historiko-gjeografik, politiko-kulturor,
politiko-shoqëror, tekniko-material, ushtarako-politik etj. ;
afro-aziatik, anglo-amerikan, austro-hungarez,
balto-sllav, franko-gjerman, greko-romak,
shqiptaro-grek, trako-ilir etj. ;
Kur formimet e këtij tipi shënojnë njësi etnike ose gjuhësore të ngulitura historikisht, shkruhen pa vizë në mes, si fjalë të vetme: anglosakson, (giuhët) indoeoropiane, istrorumanishtja, retoromanishtia, serbokroatishtja etj.
fjalor frëngjisht-shqip, fjalor latinisht-shqip,
fjalor shqip-rusisht-frëngjisht etj.
dh) pjesëza ish- përpara emërtimeve të ndryshme:
ish-drejtor, ish-komandant, ish-komisar, ish-kryeqyteti,
ish-kryeministër, ish-ministër etj.;
e) ernërtimet e përbëra të pikave të horizontit, të formuara prej një fjale të thjeshtë dhe prej një fjale të përberë:
jug-juglindje, jug-jugperëndim, lindje-verilindje,
perëndim- jugperëndim, veri-verilindje etj. ;
ë) emrat e përbërë të krahinrave e të fshatrave të vendit tonë, me lidhje bashkërenrditëse, ndajshtimore ose me lidhje përkatësie:
Ballaj-Vendas, Bardhaj-Reç, Çal-Barzez, Çerkez-Morinë,
Çermë-Biçak, Dars-Fshat, Mborje-Drenovë,
Nikaj-Mertur, Pezë-Helmës, Rreth-Greth etj. ;
Gjecaj-Kodër, Labinot-Fushë, Labinot-Mal, Papër-Sollak etj.,
Dushk-Peqin, Fier-Shegan, Fushë-Arrëz, Fushë-Lurë,
Fushë-Muhur, Krej-Lurë, Kulej-Papër, Lab-Martalloz,
Nivicë-Bubar, Toskë-Martalloz, Ujë-Lurth, Zall-Dajt,
Zall-Dardhë, Zall-Herr etj.;
f) emrat e përbërë gjeografikë të huaj, edhe kur pjesët përbërëse lidhen midis tyre me një parafjalë, lidhëz ose nyjë:
Alma-Ata, Alzas-Lorenë, Amu-Darja, Bab-el-Mandeb,
Brest - Litovsk, Buenos - Ajres, Dar-es-Salam,
Frankfurt-mbi-Majn, Hong-Kong, Il-dë-Frans,
Komsomolsk-mbi-Amur, Kosta-Rika, Kuala-Lumpur,
Nju-Delhi, Nju-Jork, Pa-dë-Kale, Port-Artur, Port-Said,
Rostou-mbi-Don, San-Francisko, San-Hoze, San-Huan,
San-Marino, San-Salvador, Santo-Domingo, Sent-Etien,
Sierra-Leone, Sierra-Morene, Sir-Darja, Tel-Aviv,
Tian-Shan, Ulan-Bator etj.
Te emërtimet gjeografike, që si pjesë të parë kanë një nyjë të përparme në gjuhët përkatëse, ndërmjet saj dhe pjesës tjetër nuk vihet vizë lidhëse:
La Paz, La Plata, La Valeta. Los Axhelos etj.
g) emrat ose mbiemrat e huaj të personave të përbërë prej dy a më shumë pjesësh:
Abu-AIi, Abu-Ali-Ahmet, Frederik Zholio-Kyri,
Ge-Lisak, lbn-Batuta, Ibn-Rusta, Ibn-Sina, Mak Donald,
Mamin-Sibirjak, Mari-Luizë, Martin Andersen-Neksë,
Mendelson-Bartoldi, Rimski-Korsakov, Saltikov-Shedrin,
Sen-Sons, Sen-Simon, Sen-Zhyst, Zhan--Zhak Ruso etj.
Shënim 1. Kur midis emrit dhe mbiemrit të një personi të huaj ndodhet një nyjë ose një pjesëz, këto zakonisht shkruhen veç:
Antonis van Dajk, Dora d'Istria, Ferggs O Konor,
Gi dë Mopasan, Leonardo da Vinçi, Lope de Vega,
Mahmud al Kazhgari, Miguel de Cervantes, Shon O Kejsi,
Vincent van Gog, Zhanë d'Ark etj.
Shënim 2. Pjesët përcaktuese të mbiemrave të personave shkruhen pa vizë lidhëse e pa kllapa:
Aleksandër Dyma Biri, Gavril Dara Plaku, Gauril Dara i Riu, Katoni i Ri etj.
Shënim 3. Pjesa -ogllu e emrave të burimit turk shkruhet njësh me emrin vetjak përkatës: Osrnanogllu, Pazuanogllu etj.
Shënim 4. Gjymtyrët përbërëse të emrave dhe të mbiemrave kinezë, koreanë, vietnarnezë e birmanë shkruhen veç e veë, pa vizë në mes:
Fan Dinj Fung, Li Sun Sin, Lu Sin, Ngujen Van Troi etj.
gj) numërorët, rreshtorë, kur vetë numuri ose një pjesë e tij shënohet me shifra arabe:
klasa e 2-të, kreu i 4-t, e 5-ta A, Simpoziumi i 6-të,
shekulli, i 20-të, viti i 89-të i Pavarësisë, i 74-ti, i 50-mijëti
ose i 50 000-ti, i 200-milionti ose i 200 000 000-ti etj.
Po kështu shkruhen: 400-shi 500-shi, 900-shi,
300 000-shi ose 300-mijëshi etj.
Kur numërori rreshtor shkruhet me shifër romake, përdoret pa prapashtesë dhe pa nyjë të përparme:
klasa I, Kongresi V, Kreu XVI, viti XXIX i Çlirimit,
Gjergj Balsha I, Luigji XIV, Mehmeti II etj.
Shënim. Numërorët rreshtorë që shënojnë shkallët e përgjegjësisë në organizatat shoqërore, në ushtri etj., shkruhen gjithnjë me shkronja e jo me shifra rornake:
kapiten i parë, piloti i dytë, sekretari i parë i Partisë ..., sekretari i dytë i ambasadës etj.
h) emërtimet e përvjetorëve dhe formimet e ngjashme me to, kur nurnërori shënohet me shifër:
80-vjetori i Pavarësisë; shkolla 8-vjeçare;
15-ditëshi i parë i shtatorit; 20-vjetëshi i parë i shekullit XXI etj.
Por, kur numërori shënohet me shkronja, fjala shkruhet si mjë e vetme, pa vizë në mes:
pesëdhjetëvjetori i Pavarësisë;
pesëqindvjetori i vdekjes së Skënderbeut;
shkolla tetëvjeçare; pesëmbëdhjetëditëshi i parë i shtatorit etj.;
i) emërtimet e veçanta të mjeteve teknike, si edhe emërtimet e ngjashme konvencionale, në përbërjen e të cilave hyn edhe një numër i shënuar me shifra:
B-52, Boing-707, F-700, ll-78, Gaz-69, Mig-27,
T-34, TU-704, U-2, Apolo-l4, Kozmos-130; Plani D-4,
Agjenti J-33 etj.
Po kështu shkruhen edhe numrat e telefonave dhe të targave të automjeteve, kur përbëhen nga grupe shifrash p.sh.:
355-4-273-5747, 355-4-235-2094,
BR 672-65 , DR 423-68, KO 437-93, TR 032-97 etj.;
j) emërtimet e shkurtuara të institucioneve, të zyrave, të ndërmarrjeve, të organizatave etj.; viza lidhëse në këtë rast vihet midis tyre dhe nyjës së prapme ose rnbaresës:
SMT-ja e Lushnjës, punonjësit e NB-ve, sesioni i 28-të i OKB-së,
korrespondentët e ATSH-së, nëpunësit e PTT-së,
oxhaku i TEC-it, rregullorja e FIFA-s etj.;
k) emërtimet e përbëra nga një pjesë e shkurtuar dhe nga një pjesë e plotë:
Nl-Kimike, Nl-Profarma, Nl-Pyjore, NI-Qelqi, Nl-Tulla etj.;
l) shkronjat numrat (kur shkruhen me shifra), pjesët e pandryshueshme të ligjëratës, si edhe elemente që nuk jarre pjesë të ligjeratës, kur përdoren si emra dhe marrin tregues të trajtave rasore:
a-ia; b-ja; vëru pikat ë-ve; vër pikën mbi i-në;
d-ja është bashkëtingëIlore; y-ja është zanore;
të gjendet x-i etj.; 1-shi; 2-shi; 3-shi; 7-a; 15-a;
kryengritja e 1911-s; ngjarjet e 1924-s;
e-ja, dhe-ja, as-i janë lidhëza këpujore;
kuptimet e -tar-it si prapashtesë;
zë-ja është prapashtesë zvogëlimi,;
pse-ja është ndajfolje pyetëse etj.;
ll) komandat ushtarake te përbëra nga dy ose më shumë pjesë; viza lidhëse në këte rast vihet midis pjesëve përbërëse të tyre:
Para-marsh !, Me vrap-marsh !, Prapa-ktheu !,
Gjysmëdjathtas-kthehu!, Në vend-numëro!,
Skuadër-ndal!, Skuadra, djathtas-kthehu!, Në krah-armë!,
Pranë këmbës-armë !, Në sup-armë !, Në krahaqafë-armë !,
Djathtas-ndero!, Togë-ndal!, Toga-mblidhu!, Bajonetë-drejto!,
Bajonetë-përkul!, Për nder-armë!, Armë-zbraz!, Majtas-eja në radhë!
Largësi-zmadho!, Rrip-zgjato!, Kompania, në vijë togë-kolonë-blidhu!,
Batalioni, në vijë kompani-kolonë-mblidhu ! etj.
Shkruhen me vizë të gjatë në mes tyre:
a) emrat e përveçëm që shënojnë caqet e një hapësire gjeografike, si edhe emrat që shënojnë caqe kohore:
gara e çiklizmit Tiranë-Elbasan-Korçë;
hekurudha Rrogozhinë-Fier ;
largësia Tokë-Diell; vija ajrore Paris-Tiranë-Pekin;
lundrimi Amerikë-Evropë; udhëtimi Francë-Argjentinë-Australi;
udhëtimi Tokë-Hënë etj. ;
periudha janar-maj; periudha pranverë-vjeshtë etj.;
b) numërorët që shënojnë caqet e një hapësire kohore:
periudha 2000-2010; katërqindedyzetvjetori i lindjes së Budit 1566-2006;
Konferenca e Parë e Studimeve Albanologjike 15-21.XI.1962 ;
Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe 20-25.Xl.1972 ;
pesëqindedyzetvjetori i vdekjes së Skënderbeut 1468-2008;
viti shkollor 2010-2011; letërsia e shekujve XIX-XX etj.;
c) dy a më shumë emra të veçantë ose emërtime, fjalë a togje fjalësh të veçanta, të cilat kanë ndërmjet tyre marrëdhënie të ndërsjellta, janë elemente përbërëse të njësive kuptimore shumëpjesëshe ose shënojnë kalime nga një gjendje në një gjendje tjetër:
ndeshja Dinamo-Partizani; ndeshja e futbollit Shqipëri-Turqi;
takimi Spaski-Fisher ;
ç) emrat e bashkautorëve të një vepre:
A. Xhuvani-K. Cipo
|