Albaniada Fjalori Gjuhes Shqipe
Dhuroni
Menu

Pjesëzat dhe parafjalët
nga Albaniada

Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada

SHKRIMI I DISA PJESËZAVE DHE PARAFJALËVE

Trajtat foljore që formohen me do të shkruhen zakonisht të plota:


do të shkoj, do të shkoja, do të kem shkuar, do të kisha shkuar etj.


Pjesëza , që vihet përpara lidhores ose përpara pjesores, shkruhet rregullisht në të gjitha rastet e përsëritjes së trajtave foljore përkatëse bashkë me parafjalët që mund të ketë përpara (për, me):


për të studjuar, për të kuptuar dhe për të zbatuar drejt udhëzimet;

me të arritur e me të parë gjendjen, ai mori masa etj.

(dhe jo: me të arritur e parë gjendjen, ai mori masa etj.).


Pjesëza duke e përcjellores shkruhet në të gjitha rastet e përsëritjes së kësaj trajte foljore; në raste mohimi, bashkë me të përsëritet dhe pjesëza mos:


ata shkonin duke kënduar e duke brohoritur;

duke parë e duke bërë;

duke mos njohur e duke mos marrë parasysh rrethanat etj.


Pjesëza pa përpara pjesores shkruhet rregullisht në të gjitha rastet e përsëritjes së kësaj trajte foljore:


pa u lodhur e pa u përpjekur nuk bëhet gjë;

pa studiuar, pa punuar e pa u përpjekur, nuk arrin lart;


Parafjalët , te (tek), me, nga, prej e të tjera si këto zakonisht përsëriten në shkrim, sa herë që bashkërenditen dy a më shumë emra a përemra, me të cilët ato lidhen:


pranverë, verë, vjeshtë e dimër etj.;

te ilirët, te trakasit e te popujt e tjerë etj.;

me të ngrënë e me të pirë; me hekur e me zjarr; me mish e me shpirt; me thonj e me dhëmbë etj.;

nga Elbasani, nga Gjirokastra e nga Vlora etj.;

prej Himare e prej Mirdite;

as në sjelljet, as në fytyrën e tij nuk vërehej shenjë tronditjeje;

nga shtati, nga dituria, nga fjala nuk kishte shok etj.


Këto parafjalë mund të mos përsëriten për arsye të caktuara kuptimore ose stilistike:


fshatra e qytete; me shokë e shoqe;

u nisën pushuesit nga Shkodra, Tirana, Berati e Korça drejt Durrësit e Vlorës;

shkolla jonë kërkon nga mësuesit e pedagogët një stil të ri pune etj.

Login Rreth NeshKontaktKonfidencaTermat
Logoreci.com