|
Ndarja e fjalëve në fund të rreshtit nga Albaniada
Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada
NDARJA E FJALËVE NË FUND TË RRESHTIT
Ndarja e fjalëve në fund të rreshtit mbështetet kryesisht në ndarjen e fjalëve në rrokje, duke marrë parasysh edhe strukturën morfologjike të fjalës.
Fjalët njërrokëshe nuk ndahen në fund të rreshtit:
afsh, ankth, bulkth, çmend, dash, dru, kënd,
kopsht, lak, lëng, i lig, ngjall, shkrep, shkrumb, tremb,
thumb, vrull, zmbraps elj.
Ndarja e fjalëve në fund të rreshtit bëhet sipas këtyre rregullave:
a) Bashkëtingëllorja që ndodhet ndërmjet dy zanoresh shkon me zanoren që vjen pas:
ba-rra, bre-dhi, de-ti, do-ra, gë-zim, li-sat,
lu-le, mi-ku, ndri-çim, ple-pi, po-pu-Ili,
pu-në, shpre-sa, xi,-xë-llo-nja etj.
b) Kur ndërmjet dy zanoresh ndodhen dy a më shumë bashkëtingëllore, ndarja në fund të rreshtit është e lirë, mjafton që të paktën bashkëtingëllorja e fundit e togut përkatës të kalojë në krye të rreshtit me zanoren pasuese; nga dy ose më shumë ndarje të mundshme të një fjale duhet parapëlqyer ajo që ruan më të qartë kufijtë e pjesëve të kuptimshme të fjalës:
ko-dra ose kod-ra
hu-dhra >>> hudh-ra
shu-fra >>> shuf-ra
ko-fsha >>> kof-sha
ve-gla >>> veg-la
la-kra >>> lak-ra
ko-krra >>> kok-rra
ve-pra >>> vep-ra
po-sta >>> pos-ta
mu-shka >>> mush-ka
vi-shnje >>> vish-nje
ku-shti >>> kush-ti
la-vdi >>> lav-di
ek-skavator >>> eks-kavator
ek-skursion >>> eks-kursion
ek-speditë >>> eks-peditë
ek-sport >>> eks-port
fu-nksion >>> fun-ksion
të-mblat >>> tëm-blat >>> tëmb-lat
the-mbra >>> them-bra >>> themb-ra
lu-ndra >>> lun-dra >>> lund-ra
qe-ndra >>> qen-dra >>> qend-ra
që-ndroj >>> qën-droj >>> qënd-roj
hë-ngra >>> hën-gra >>> hëng-ra
por:
korr-je, lodh-je, ndiek-je, ngec-je; i këtej-më,
e nesër-mja, i par-më, i, pas-më; e ardh-shmja,i brend-shëm,
i buj-shëm, i dhimb-shëm, e dhimb-shme, e mëtej-shme,
e nder-shme, e nder-shmja, të ngadal-shmit,
e paprek-shme, e pavdek-shme, e përbot-shme,
e përbot-shmja, e përjav-shmja, i përkoh-shëm, e përkoh-shme,
e përkoh-shmja, e vrull-shme; i flak-të, i pes-të, i shesh-të etj.
Shënim. Bashkëtingëllorja i e ndjekur nga një bashkëtingëllore tjetër lidhet gjithmonë me zanoren që i prin:
kuj-tim, laj-thi, maj-tas, mbruj-ta, paj-toi, vaj-ta etj.
c) Kur në një fjalë vijnë dy zanore njëra pas tjetrës ato mund të ndahen në fund të rreshtit:
vëlla-it, xhaxha-it; ka-ut, va-ut; mete-or; atdhe-ut,
kre-ut, muze-ut; e di-el, di-ell, mi-ell, qi-ell; ari-ut,
bari-ut, njeri,-ut, shi-ut, veri-ut; blu-aj, du-ajt,
gru-as, kru-aj, ku-adër, (por edhe kua-dër), ku-arc,
mu-aj, punu-ar, ru-aj, sku-adër (por edhe skua-dër),
shkru-an; ku-otë (por edhe kuo-të), dy-er, fy-ell,
kthy-er, ly-ej, ly-ejmë, thy-ej, thy-ejmë etj.
Në shkrimin e trajtave si mësuesi, sulmuesi, përkthyesit etj. dhe në fjalët e prejardhura si i arsyeshëm, i pathyeshëm etj. të parapëlqehen ndarjet mësue-si, sulmue-sin, përkthye-sit etj.; i arsye-shëm, i pathye-shëm etj.
ç) Ndarja në fund të rreshtit e fjalëve të përbëra e të përngjitura, si edhe e fjalëve të formuara me parashtesa që përdoren edhe si fjalë më vete në gjuhën e sotme, bëhet në kufirin e pjesëve përbërëse të tyre;
kur paraqitet nevoja për ndarjen e vetë pjesëve përbërëse, zbatohen rregullat e mësipërme:
hekur-udhë ose he-kurudhë ose hekur-ru-dhë (por jo heku-rudhë);
bashk-atdhetar ose bashkatdhe-tar (por jo ba-shkatdhetar);
gjith-monë ose gjithmo-në;
i shum-anshëm ose i shuman-shëm;
mos-ardhje ose mosardh-je (por jo mo-sardhje);
për-emër ose përe-mër (por jo pë-remër);
i për-jetshëm ose i përjet-shëm etj.
Nuk ndahen në fund të rreshtit:
a) fjalët e përbëra të shkurtuara si:
RSH, ATSH, BRSS, FIFA, NATO, OKB, PTT, SHBA, etj.;
b) prapashtesa e një numërori rreshtor të shënuar me shifra arabe dhe nyja e praprne e mbaresat në ato raste kur shkruhen me vizë lidhëse:
... i 6-të, ... e 2-të, ... i 20-të etj.; PTT-së, TEC-it etj.;
dhe-ja, pse-ja, ah-et dhe oh-et etj.;
c) shkurtimet e tipave:
a.i. (ad interim), b.f . (bie fjala), d.v. (dora vetë),
e.r. (era e re), f.v. (fjala vjen), p.sh. (për shembull) etj.;
ç) emërtimet e veçanta të mjeteve teknike, si edhe emërtimet e ngjashme konvencionale, në përbërjen e të cilave hyn edhe një numër i shënuar me shifra; shkurtimet e njësive të masave dhe shenjat e përqindjes e të përmijës nga shifra që u prin:
TU-104, Boing-707, Gaz-69, Mig-21; 35 cm, 50 dm,
40km, 28 800 km², 90 ha, 3 m³, 200 g, 35 kg, 70 kv,
2 l; 100%, 60%, 30‰ etj.;
d) shenja e paragrafit dhe numri e shkronja që vijnë pas saj, si edhe shkurtime të tjera që shënojnë nënndarje të kapitujve, neneve etj.;
§ 12, § 12 a, § 67 Ba, Kreu lV, Kreu Vl c etj.;
dh) numrat që përmbajnë një thyesë dhjetore:
15,5; 0,06; 10,53 etj.;
e) shkronjat e një dyshkronjëshi:
da-lloj (e jo dal-Ioj), ha-rroj (e jo har-roj),
pe-sha (e jo pes-ha), hu-dhër (e jo hud-hër) etj.
Në ndarjen e fjalëve në fund të rreshtit duhen pasur parasysh edhe këto rregulla plotësuese:
a) një shkronjë e vetme nuk mund të lihet në fund të rreshtit e as të çohet në rreshtin tjetër, edhe kur është zanore. Kështu shkruhet:
aca-rim (e jo a-carim), acid, (e jo a-cid), urë (e jo u-rë),
ba-riu (e jo bari-u), li-ria (e jo liri-a), miu (e jo mi-u),
shkoi (e jo shko-i), Shqi-përia ose Shqipë-ria (e jo Shqipëri-a) etj.;
b) dy shkronja të njëllojta që takohen në një fjalë, mund të ndahen në fund të rreshtit:
pa-anshëm, i pa-arsyeshëm, ko-operativë,
vaku-um, hesht-te, (në mos) prit-të etj.;
c) kur kalon në rreshtin tjetër pjesa e dytë e një fjale a e një emërtimi të përbërë, që shhruhet me vizë lidhëse, para saj, në krye të rreshtit, përsëritet viza lidhëte:
(hyrje-dalje, copa-copa, aty-këtu)
hyrje- / -dalje, copa- / -copa, aty- / -këtu etj.
Viza e pjerrët / në shembujt e mësipërm shënon fundin e rreshtit.
Nuk mund të hapen kllapa a thonjëza në fund të rreshtit e as të mbyllen në fillim të rreshtit tjetër. Nuk mund të kalojnë në rreshtin tjetër shenjat e pikësimit, me përjashtim të vizës së gjatë.
Viza e pjerrët / në shembujt e mësirpërm shënon fundin e rreshtit
|