Albaniada Fjalori Gjuhes Shqipe
Dhuroni
Menu

Grupet e zanoreve ua dhe ue
nga Albaniada

Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada

GRUPET E ZANOREVE UA DHE UE

Grupi ua shkruhet i plotë:


a) tek emrat dhe mbiemrat si:


buall, buallicë, dragua, duaj, ftua, grua, hua, huazim,

i huaj, muaj (por mujor-e, tremujor-i, gjashtëmujor-i),

i përmuajshëm, përrua, shuall,, thua etj.;


b) te foljet me temë më -ua, si:


bluaj - bluan, bluajmë, bluani, bluajnë; bluaja,

bluaje, bluante; bluanim, bluanit, bluanin; bluam,

bluat, bluan; të bluash; bluakam, bluake, (kam) bluar etj.;

dua - duam, duan, duaje, duajeni etj.;

druaj, - druan, druajmë, druanim, (jam) druajtur etj.;

kruaj, quaj, ruaj, rruaj, shkruaj, shuaj etj.,


si edhe te shumësi i së kryerës së thjeshtë, te habitorja dhe te pjesoret e foljeve me temë më -o:


mësuam, mësuat, mësuan;

punuam, punuat, punuan;

sulmuam, sulmuat, sulmuan;

mësuakam, mësuake, mësuaka,

mësuakemi, mësuakeni, mësuakan;

punuakam, punuake, punuaka,

punuakemi, punuakeni, punuakan;

mësuar, pajtuar, përtuar, punuar, sulmuar, treguar etj.*


*) Të dallohen prej trajtave me ye, ua të foljeve të tipit kryej, bluaj, trajtat pësore-vetvetore, të cilat nuk

kanë grup zanoresh: kryhet, thyhet, bluhet, shkruhet etj.

Shkruhen me ue emrat dhe mbiemrat foljorë të formuar me prapashtesat -s dhe -shëm nga folje me temë më -o /

-ua; po kështu shkruhen edhe fjalët e formuara prej tyre:


botues-e, dëgjues-e, edukues-e, gatues-e, mësues-e,

ndërtues - e, parashikues - e, pastrues - e, përpunues - e, plotësues-e, shkrues-e, vetëmohues-e, vetëshkarkues-e,

vetëveprues-e, vetëshkatërrues-e etj.;


i afrueshëm, i dëgjueshëm, i gëzueshëm, i paharrueshëm,

i papajtueshëm, i papërtueshëm, i pazëvendësueshëm,

i shoqërueshëm, i vajtueshëm, i vazhdueshëm,

i vijueshëm etj.

Login Rreth NeshKontaktKonfidencaTermat
Logoreci.com