|
Grupe bashkëtingëlloresh mb, nd, ng, ngj nga Albaniada
Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada
GRUPET E BASHKËTINGËLLOREVE MB, ND, NG, NGJ
Grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, ng, ngj shkruhen të plota si në fillim, ashtu edhe në trup e në fund të fjalës:
mb: mbaj, mbaroj, mbesë, mbetem, (për)mbi;
mbij, mbjell, mbush, mbyt; dhëmbët, i ëmbël, këmbë,
kumbull, thembër; gjemb, humb, krimb, plumb, shkëmb etj.;
nd: ndaj, ndej, nder, ndesh, ndër, ndërmarrje,
ndërmjetës, ndërtoj, ndihmoj, ndjek, ndjell, ndodhem,
ndrag, ndriçoj, nduk; andej, këndej, këndoj, mandej,
mundoj, përmendsh, prandaj, sandall (mjet lundrimi);
asgjëkund, askënd, fund, kurrkund, kuvend, mend,
mund, përmend, vend etj.;
ng: nga, ngacmoj, ngarkesë, ngarkoj, ngastër, (i, e)
ngathët, nge, ngel, ngij, (i, e) ngordhur, ngricë, ngroh,
ngryset, ngul, ngushticë, ngut; brengë, këngë, kungull,
i mangët, mëngë, i shtangët, shtëllungë, trangull,;
bung, cung, deng, peng, shmang, trung etj.;
ngj: ngjaj, ngjalë, ngjall, i ngjashëm, ngjesh,
ngjit, ngjyej, ngjyrë; engjëll, tungjatjeta, thëngjill, ungjill;
qengj, ungj etj.
|