|
Fjalët me rr nga Albaniada
Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada
FJALËT ME RR
Duke u mbështetur në shqiptimin letrar të sotëm, shkruhen me rr:
a) në fillim të fjalës:
emrat: rraboshtë-a, rradake, rrafsh, rrahës-i,
rrah-u, rraketake, rrangulla, rrap, rrapëllimë, rraqe,
rraskë-a, rrasht, rrashtë, rrathje, rravgim, rrebesh,
rrebull, rreckë, rregull, rrem (lopatë e barkës), rremb
(degë, damar), rrenë, rreng, rrepë, rresht, rreshter,
rreth, rreze, rrezg-u, rrezik, rrezhde-ja, rrëcok-a, rrëfanë,
rrëfenjë-a, rrëfim, rrëgallë, rrëkajë, rrëke-ja,
rrëmet, rrëmore, rrëmujë, rrëndës, mënxak, rrënjë, rrëpirë,
rrëqebull, rrëshae-t, rrëshek, rrëshiq, rrëshirë,
mëzall, rrëzë, rrip, rriqër, rriskë, rrjetë, rrobë, rrobull,
rrodhe, rrogë, rrogoz, rrojë-a, rrokje, rrokull, rropamë,
rropulli, rrotë, rrozgë, rruaza, rrudhë, rrufe, rrufë,
rrugë, rrungajë, rrush, rrushkull, rruzull, rryell,
rryl, rrymë, rrypinë etj.;
mbiemrat: (i, e) rrallë, (i, e) rremë, rremash, (i, e) rreptë, (vezë) rrufkë etj.;
foljet: rrah, rrapëllij, rras, rravgoj, rrej, rrekem,
rreshk, rrëfej, rrëgjoj, rrëkëllej, rrëmbej, rrëmih,
rrënoj, rrëqethem, rrëshqas, rrëzoj, rri, rrit, rrjedh,
rrjep, rroj, rroftë, rrok, rrokullis, rropatem, rruaj
(p.sh. rruaj mjekrën, por ruaj shtëpinë),. rrudh etj.;
ndajfoljet: rrallë, rreth e rrotull, rrokopujë, rrotull,rrumbull, rryeshëm etj. ;
b) në mes të fjalës:
emrat: arrë (pema), barrë, bërryl, birrë (pija), burrë,
curril, ferrë, furrë, furrik, harrje (insekti), himë,
karrige, karroqe, kërrabë, kërriç, korrik, kurrillë, kurriz,
mëshqerrë, murrash-i, murriz, murrjelë, përrallë,
përrua, qerre (mjet transporti, por qere "sëmundje e
lëkurës"), qurra, skëterrë, sorrë, sharrë, shkurre, shtjerra,
turrë, thërrime, varrë, zorrë etj.;
mbiemrat: kërrutë, (i, e) murrët, (i, e) pjerrët, sterrë, (i, e) vocërr etj.;
foljet: arratisem, arrij, dërrmoj, gërryej, harroj,
kërret, kërrus, ndërroj, ngatërroj, ngurroj, picërroj,
shkarravit, shkatërroj, turrem, thërres, thërrmoj, urrej,
(dhia) vërret etj.;
ndajfolja kurrë;
pasthirrma urra!;
c) në fund të fjalës:
emrat: berr, curr, derr, djerr, dokërr, ëndërr, gabzherr,
horr, kandërr, kokërr, kotorr, morr, oborr, qarr, qorr,
sherr, terr, tmerr, turr, varr, vjehërr, zjarr, zhavorr etj.;
foljet: bjerr (por e kryera e thjeshtë bora), çjerr
(por çora), korr, marr (por mora), nxjerr (por nxora),
ngurr, përmjerr (por përmora), (të) harr, tjerr (por tora), tkurr etj.
Me rr shkruhen edhe fjalët e formuara prej fjalëve të përfshira në këtë paragraf:
bjerraditë, bjerrafat, burracak, burrëri, djerrinë,
errësoj, (i, e) errët, ëndërroj, ferraç, ferrishte, (i, e) kërrusur;
kokrrizë, (makinë) korrëse, korrje, kurrizor,
kurrkund, kurrsesi, manaferrë, (i, e) marrë, marrëdhënie,
marrëveshje, marros, mburracak, mburrem, mburrje;
ndërresa, ndërmarrje, ngurrim, oborrtar, pjerrësi, qomazi,
(i, e) rrafshët, rrafshim, rrafshinë, rrafshnaltë, rrafshoj,
rrafshultë, rrallëherë, rraIIoj, rrapishtë, rrasallis,
(i, e) rrasët, rreckos, rregullisht, rregulloj,
(i, e) rregullt, rreptësi, rreptësisht, rreshk-u, (i, e) rreshkët,
rreshtim, rreshtoj, rreshtor, rrethanë, rrethatore,
rrethe-ja, rrethim, rrethina-t, rrethoj, rrethojë,
rrezatoj, rrezikoj, i rrezikshëm, (i, e) rrëgjuar, rrëmbim,
i rrëmbyeshëm, rrënim, rrënjëdalë, rrënjës, rrënjësisht,
rrënjësor, rrënjos, rrëshqanë, mëshqanor, (i,e) rritur,
rrjedhë, rrjedhës-e, rrjedhim, rrjedhore, rrjedhshëm,
rrjepacak, rrobaqepës, rrogëtar, rrojtore, rrotullim,
rrotulloj, rrotullues, (i, e) rruar, (i, e) rrudhët,
rrufepritës, rrugaç, (i, e) rrumbullakët, rrumbullakoj,
rrumbullos, rruzullim, sipërmarrje, sharroj, shkarravinë,
shndërroj, tjerrës, tkurrje, tmerroj, turravrap,
thirrje, thirrore, urrejtje, varreza, varrim, varros, vocërrak etj.
S h ë n i m ; Nuk shkruhen me rr fjalët
karotë, ngurosem, i ngurtë, racë, radhë, rebel, remtar, resht (pushoj)
dhe formimet prej saj reshtje, (i, e) pareshtur; regiistër, rënkoj,
rol, romak, ryshfet, shter dhe formimet prej saj: shteroj, i pashtershëm.
|