|
Bashkëtingëllorja nj në trup dhe në fund të fjalës nga Albaniada
Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada
BASHKËTINGËLLORJA NJ NË TRUP E NË FUND TË FJALËS
Shkruhen me nj e jo me j:
a) emrat femërorë me nj në trup të fjalës:
banjë, bitonjë, brinjë, finjë, gështenjë, mushkonjë,
rrëfenjë, rrënjë, shkronjë, shushunjë, thinja-t, ujkonjë, zonjë etj.;
b) mbiemrat e formuar nga një temë më -nj:
(i, e) florinjtë, (i, e) drunjtë, (i, e) grunjtë, (i, e)
penjtë etj.; po kështu (i, e) shenjtë, (i, e) shtrenjtë;
c) trajtat e shumësit të emrave mashkullorë më zanore të theksuar ose më -ua:
arinj (ari), barinj (bari), batakçinj (batakçi), çiliminj (çilimi),
kallajxhinj (kallajxhi), kallinj (kalli), kërcinj (kërci), kushërinj (kushëri),
minj (mi), mullinj (mulli), sharrëxhinj (sharrëxhi), turinj (turi), ullinj (ulli) etj.;
po kështu shkruhet shumësi i mbiemrave më -i të theksuar:
të rinj (i ri) etj.; budallenj (budalla), maskarenj (maskara) etj. ;
heronj (hero) etj.; drunj (dru), hunj (hu), kërcunj (këncu) eti.;
dragonj (dragua), ftonj (ftua), përrenj (përrua), thonj (thua) etj.
Me -nj shkruhen edhe trajtat e shumësit të emrave mashkullorë si
gjarpinj, gjarpërinj (gjarpër), lëmenj (lëmë),
lumenj (lumë), priftërinj (prift), shkëmbinj (shkëmb), thelpinj (thelb) etj.
S h ë n i m. Shkruhen me -j shumësat: kufij (kufi), të këqij, të këqija (i keq, e keqe).
|