|
Bashkëtingëllorja j nga Albaniada
Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada
SHKRIMI I BASHKËTINGËLLORES J
Shkruhen me j:
a) emrat ku j-ja ndërzanore i përket temës, si edhe fjalët e formuara prej tyre:
anije - anija, anijes, anijen, anijet, anijeve, anijesh, anijetar;
batanije - batanija, batanijes, batanijen, batanijet, batanijeve, batanijesh;
dije - dija, dijes, dijeni, dijetar, i dijshëm, vetëdije;
fije - fija, fijes, fijezor-e, fijezoj, fijezim, fijor-e;
hije - hija, hijes, i hijshëm, hijeshi, hijesira-t, hijerëndë etj.;
korije - korija, korijes etj.;
krijesë, krijues;
pije - pija, pijes, i pijshëm etj.;
shije - shija, shjes etj.;
bijë - bija, bijës, bijën, bijat, bijave, bijash;
fëmijë - fëmija, fëmijës, fëmijën, fëmijët, fëmijëve,
fëmijësh, fëmijëri;
mijë - mija, mijës etj.;
nyjë - nyja, nyjës, nyjën, nyjat, nyjave, nyjash, i nyjshëm, (i, e) nyjëzuar, nyjëzim;
pajë - pajime-t, pajis, pajisje, i pajtsur;
shkëndijë - shkëndija, shkëndijës, shkëndijim;
ujë - uji, ujit, ujis, ujitje;
vijë - uija, vijës. . . vijoj, përvijoj, vijim etj;
çaj - çaji, çajit, çajin;
faj - faji, fajit, fajin;
kallaj - kallaji, kallajit, kallajin, kallajis;
lloj - lloji, llojit;
maj - maji, majit, majin;
skaj - skaji, skajit;
vaj - vaji, vajit, vajin etj.;
b) emrat femërorë që dalin më zanore të theksuar përveç -i-së, në të gjitha trajtat, kur zanorja e theksuar ndiqet nga një zanore tjetër:
kala, kalaja, kalaje; para, paraja, paraje; be, beja, beje;
ide, ideja, ideje; re, reja, reje; rrufe, rrufeja, rrufeje;
e ve, e veja, së veje; gjë, gjëja, gjëje; tablo, tabloja, tabloje;
dru, druja, druje; dy, dyja, dyje, të dyja etj.;
por; bukuri, bukuria, bukurie; cilësi,, cilësia, cilësie;
dashuri, dashuria, dashurie; dituri, dituria, diturie; dhi, dhia, dhie;
li, lia, lie; liri, liria, lirie; ministri, ministria, ministrie;
parti, partia, partie; rini, rinia, rinie;
shtëpi, shtëpia, shtëpie; ushtri, ushtria, ushtrie; veti, vetia, vetie etj.;
c) trajtat e gjinores, të dhanores e të rrjedhores njëjës të pashquar, si edhe të emërores njëjës të shquar të emrave që dalin më -o të patheksuar:
balo, (i, e një) baloje, baloja;
dado (i, e një) dadoje, dadoja;
depo, (i, e një) depoje, depoja;
kakao (i, e një) kakaoje, kakaoja;
kallo, (i, e një) kalloje, kalloja;
kosto, (i, e një) kostoje, kostoja;
pako (i, e një) pakoje, pakoja;
pallto, (i, e një) palltoje, palltoja;
radio, (i, e një) radioje, radioja;
teto, (i, e një) tetoje, tetoja;
tifo, (i, e një) tifoje, tifoja;
torno, (i, e një) tornoje, tornoja etj.;
po kështu shkruhen edhe emrat e përveçëm të këtij tipi:
Bajo, Bajoja; Koço, Koçoja; Kristo, Kristojo;
Misto, Mistoja; Pirro, Pirroja; Sofo, Safoja;
Vito, Vitoja; Kajro, Kajroja ; Kongo, Kongoja etj.;
ç) përemrat (i, e) tij, i tiji, e tija, të tijtë, të tijat, (i, e) atij, (i, e) këtij.
S h ë n i m. Nuk shkruhet me -j- as në trajtën femërore, as në trajtën mashkullore pronori shumës i vetës së parë: të mitë, të miat, (shokët) e mi, (shoqet) e mia. Po kështu të tria.
d) trajta e shkurtër e përemrit vetor të vetës së tretë njëjës (i), kur i prapangjitet foljes, e bashkuar me një tjetër trajtë te shkurtër përemërore ose me pjesëzën u të pësore-vetvetores:
tregoja shokut; hapja derën mikut; ngiitiu malit; përvishju kësaj pune; largoju së keqes; afrojuni mësuesit etj.;
dh) trajtat e vetës së parë e të tretë shumës të së tashmes së dëftores, të vetës së parë e të tretë njëjës e shumës të së tashmes së lidhores dhe të së ardhmes, si edhe trajtat e vetës së parë e të dytë njëjës të së pakryerës dëftore, lidhore e kushtore të foljeve që në vetën e parë njëjës të së tashmes dëftore dalin më -aj, -ej, -ëj, -ij, -oj, -uj, -yj, -iej, -uaj, -yej:
laj - lajmë, lajnë, (do të) laj, (do të) lajë, (do të) lajmë, (do të) lajnë, (do të) laja, (do të) laje,
mbaj - mbajmë, mbajnë, (do të) mbaj, (do të) mbajë, (do të) mbajmë, (do të) mbajnë, (do të) mbaja, (do të) mbaje;
qaj - gajmë, qajnë...;
thaj - thajmë, thajnë... etj.;
blej - blejmë, blejnë, (do të) blej, (do të) blejë, (do të) blejmë, (do të) blejnë, (do të) blija, (do të) blije;
dëfrej - dëfrejmë, dëfrejnë, (do të) dëfrej, (do të) dëfrejë, (do të) dëfrejmë, (do të) dëfrejnë, (do të) dëfreja, (do të) dëfreje etj.;
bëj - bëjmë, bëjnë, (do të) bëj, (do të) bëjë, (do të) bëjmë, (do të) bëjnë, (do të) bëja, (do të) bëje;
arrij - arrijmë, arrijnë, (do të) arrij, (do të) arrijë, (do të) arrijmë, (do të) arrijnë, (do të) arrija, (do të) arrije;
fshij - fshijmë, fshijnë, (do të) fshij, (do të) fshijë, (do të) fshijmë, (do të) fshijnë, (do të) fshija,(do të) fshije;
gdhij - gdhijmë, gdhijnë, (do të) gdhij, (do të) gdhijë, (do të) gdhijmë, (do të) gdhijnë, (do të) gdhija, (do të) gdhije;
vij - vijmë, uijnë, (do të) uij, (do të) vijë, (do të) vijmë, (do të) vijnë, (do të) vija, (do të) vije etj.;
qëndroj - qëndrojmë, qëndrojnë, (do të) qëndroj, (do të) qëndrojë, (do të) qëndrojmë, (do të) qëndrojnë, (do të) qëndroja, (do të) qëndroje;
punoj - punojmë, punojnë, (do të) punoj, (do të) punojë,
(do të) punojmë, (do të) punojnë, (do të) punoja, (do të) punoje etj.;
mbruj - mbrujmë, mbrujnë, (do të) mbruj, (do të) mbrujë, (do të) mbrujmë, (do të) mbrujnë, (do të) mbruja, (do të) mbruje etj.;
fryj - fryjmë, fryjnë, (dotë) fryj, (do të) fryjë, (do të) fryjmë, (do të) fryjnë, (do të) fryja, (do të) fryje:
ndryj - ndryjmë, ndryjnë, (do të) ndryj, (do të) ndryjë, (do të) ndryjmë, (do të) ndryjnë, (do të) ndryja, (do të) ndryje etj.;
ndiej - ndiejmë, ndiejnë, (do të) ndiej, (do të) ndiejë, (do të) ndiejmë, (do të) ndiejnë, (do të) ndieja,(do të) ndieje;
përziej - përziejmë, përziejnë, (do të) përziej, (do të) përziejë, (do të) përziejmë, (do të) përziejnë, (do të) përzieja, (do të) përzieje etj;
paguaj - paguajmë, paguajnë, (do të) paguaj, (do të) paguajë, (do të) paguajmë, (do të) paguajnë, (do të) paguaja, (do të) paguaje;
shkruaj - shkruaimë, shkruajnë, (do të) shkruaj, (do të) shkruajë, (do të) shkruajmë, (do të) shkruajnë, (do të) shkruaja, (do të) shkruaje etj.;
lyej - lyejmë, lyejnë, (do të) lyej, (do të) lyejë, (do të) lyejmë, (do të) lyejnë, (do të) lyeja, (do të) lyeje;
kryej - kryejmë, krgejnë, (do të) kryej, (do të) kryejë, (do të) kryejmë, (do të) kryejnë, (do të) kryeja, (do të) kryeje etj.
S h ë n i m. Foljet që në vetën e parë të së tashmes dëftore dalin më zanore, si ha, fle, lë, nxë, vë, zë, di, pi.
Nuk shkruhen me -j as në vetën e parë e të tretë shumës të së tashmes dëftore e lidhore dhe të së ardhmes, as në vetën e parë e të dytë njëjës të së tashmes lidhore, as në urdhërore:
ha - (do të) hamë, (do të) hanë; të ha, të hash; ha !;
fle - (do të) flemë, (do të) flenë; të fle, të flesh; fIi !;
lë - (do të) lëmë, (do të) lënë; të lë, të lësh;
di - (do të) dimë, (do të) dinë; të di, të dish; di ! etj.
Shkruhen me i dhe jo me j:
a) trajtat rasore të njëjësit të shquar (me përjashtim të kallëzores), si edhe trajtat e gjinores, të dhanores e të rrjedhores së njëjësit të pashquar të emrave mashkullorë më -ua ose më -a të theksuar:
dragua - (një) dragoi, (i, e) dragoit;
ftua - (një) ftoi, (i, e) ftoit;
krua - (një) kroi, (i, e) kroit;
pallua - (një) polloi, (i, e) palloit;
përrua - (një) pëmoi, (i, e) përroit;
vargua - (një) vargoi, (i, e) vargoit etj.;
baba - (një) babai, (i, e) babait (por babanë);
vëlla - (një) vëllai, (i, e) vëllait (por vëllanë);
b) trajta e shkurtër e përemrit vetor të vetës së tretë (i), edhe kur bashkohet me një trajtë tjetër të shkurtër përemërore ose me pjesëzën u të pësore-vetvetores përpara foljes:
mos ia trego; ia hapi zemrën; iu mbush mendja; iu ngjit malit; çmimet iu dhanë nxënësve më të mirë etj.;
c) veta e tretë njëjës e së kryerës së thjeshtë të foljeve më -oj ose më -uaj:
harroi, luftoi, punoi, tregoi, vrapoi, zgjoi; shkroi etj.;
ç) fjalët e formuara prej temash më -i të theksuar me anë prapashtesash që fillojnë me zanore:
bashkiak, shtëpiak-e, shtëpiar, shtiak, triak, (zile) triare etj.
S h ë n i m. Shkruhet vetjak (vete-vetja), dyjar-e (të dyja).
|