Albaniada Fjalori Gjuhes Shqipe
Dhuroni
Menu

Bashkëtingëlloret sh, zh dhe ç nistore
nga Albaniada

Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada

BASHKËTINGËLLORET Sh, Zh DHE Ç NISTORE

Fjalët me sh, zh dhe ç nistore shkruhen kështu:


a) me sh-, kur kjo ndiqet nga një bashkëtingëllore e shurdhët (f, k, p, q, t, th etj.):


shfajësoj, shfaq, shfaqje, shfaros, shfryj, shfrytëzoj;

shkallmoj, shkarkoj, shkatërroj, (i, e) shkathët,

shkëlqej, (i, e) shkëlqyer, shkëmbej, shkëput, shkombëtarizoj,

shkoq, shkreh, shkrep, (i, e) shkrifët, shkrij,

shkujdesem, shkul ; shpalos, shpall, shpallje, shpërblim,

shpërdorim, shpërndaj, shpjegoj, shpjegim, shpif,

shpikje, shpoj, shporr, shprish, shpronësoj, shpyllëzim;

shqep, shqetësoj, (i, e) shquar; shtjelloj, shtrydh; shthur, shthurje etj.;


b) me zh-, kur kjo ndiqet nga një bashkëtingllore e zëshme (b, d, g, gj, v):


zhbart, zhbëj, zhbiroj, zhbllokoj; zhdavarit, zhdëmtoj,

zhdoganoj, zhdredh, (i, e) zhdrejtë, zhduk;

zhgënjej, zhgënjim, zhgërryej ; zhgjakësohem, zhgjandërr;

zhvat, zhvendos, zhvesh, zhvilloj, zhvillim, zhvleftësim, zhvoshk etj.


Shënim. Përemri ç tek të gjitha fjalët e formuara me pjesëmarrjen e tij, shkruhet kështu, pavarësisht nga bashkëtingëllorja që e pason: çdo, çdokush, çdonjëri, çfarë, çfarëdo, i çfarëdoshëm, çka, diçka, gjithçka.


c) me ç -, kur kjo ndiqet nga një zanore ose nga një bashkëtingëllore e tingullt (l, ll, r, rr, m, n, nj, j):


çarmatos, çarmatim; çorganizoj, çorganizim, çorientoj, çorientim etj.

çliroj, çlirim, çlirimtar, çlodhem, çlodhje; çregjistroj, çregjistrim;

çrregulloj, çrregullim, (i, e) çrregullt,

çrrënjosje; çmallem, çmend, çmendinë, (i, e) çmendur,

çmësohem, çmos ; çnderoj, çnderim, çngjyros ; çnjerëzor ; çjerr etj.


S h ë n i m. Shkruhen me sh- fjalët: shmang, shlyej, shndërroj, shndrit dhe ato që formohen prej tyre.

Login Rreth NeshKontaktKonfidencaTermat
Logoreci.com