Albaniada Fjalori Gjuhes Shqipe
Dhuroni
Menu

Bashkëtingëlloret s dhe z nistore
nga Albaniada

Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada

BASHKËTINGËLLORET S DHE Z NISTORE

Fjalët me s -, z - nistore, të ndjekur nga një bashkëtingëllore (disa prej të cilave shqiptohen ngandonjëherë edhe me c ose x), shkruhen kështu:


a) me s -, kur kjo ndiqet nga një bashkëtingëllore e shurdhët ose nga një bashkëtingëllore e tingullt (m, n, l):


sfilit, sfungjer, sfurk; skalit, skërfyell,

skërmit, skuq; spërkat, spërndrit; sqepar, squfur etj.;

smalt, smaltoi, smerald, smeril, smirë, smirëzi, snob, snobizëm, etj.;


b) me z -, kur kjo ndiqet nga një bashkëtingëllore e zëshme:


zbardh, zbaticë, zbath, zbavit, zbërthej, zbokth, zbraz,

zbres, zbritje, zbukuroj, zbut; zdrukth; zgalem, zgavër,

zgërbonjë, zgërdhihem, zgrip; zgjat, zgjedh, zgjyrë;

zvarrit, zverdhem, zvogëloj etj.


Në pajtim me shqiptimin më të përhapur, me z - shkruhen edhe foljet zmadhoj, zmbraps, si edhe fjalët e formuara prej tyre.

Login Rreth NeshKontaktKonfidencaTermat
Logoreci.com