|
Bashkëtingëlloret e zëshme në fund dhe në trup të fjalës nga Albaniada
Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada
BASHKËTINGËLLORET E ZËSHME NË FUND E NË TRUP TË FJALËS
Bashkëtingëlloret e zëshme b, d, dh, g, gj, v, x, xh, z, zh shkruhen si të tilla, ashtu siç shqiptohen kur janë përpara një zanoreje, edhe kur gjenden në fund të fjalës ose në trup të saj përpara një bashkëtingëIloreje të shurdhët a përpara bashkëtingëllores n:
elb (elbi), gjemb (gjembi), u kalb (u kalba), korb (korbi),
lab (labi), rob (robi); invalid (invalidi), fund (fundi),
kënd (këndi), hibrid (hibridi), mund (mundi), qind (qindi),
standard (standardi), shkund (shkunda), vend (vendi);
bredh (bredhi), dredh (drodha), gardh, (gardhi), lidh (lidhëm),
livadh (livadhi), ndodh (ndodhet), ndrydh (ndrydhet), zbardh (zbardha);
breg (bregu), burg (burgu), djeg (djegim), larg (i largët), lëng (lëngu),
i lig (i ligu), prag (pragu), shteg (shtegu), varg (vargu), zog (zogu);
mos e digj (digje), ligj (Iigji), u përgjigj (u përgjigjën), qengj (qengji) ;
hov (hovi), borxh (borxhi), tunxh (tunxhi), xhuxh (xhuxhi) ; bixhoz (bixhozi),
brez (brezi), çamçakëz (çamçakëzi), dorëz (dorëza), filiz (filizi), gaz (gazi),
hauz (hauzi), ndez (ndeza), njerëz (njerëzit), oriz (orizi),
pullaz (pullazi), rrogoz (rrogozi); garazh (garazhi), shantazh (shantazhi) etj. ;
humbte, humbka, humbsha, humbni, i elbtë, labçe; mundte, mundka, mundsha, mundni, i, mundshëm,
vendqëndrim, vendstrehim, vendtakim; i bredhtë. mblidhte, mbledhka, mbledhsha, mblidhni;
lagte, lagka, lagsha, lagni; digjte, digjni; hovte, hovka, hovtë, hovni, i hovshëm;
ndizte, ndezsha, ndizni etj.
S h ë n i m 1. Emrat këndes (këndesi), mes (mesi), mëngjes (mëngjesi) shkruhen me -s fundore; po kështu edhe formimet
prej tyre si mesatar, mëngjesore etj.
S h ë n i m 2. Shkruhen me -s ndajfoljet e formuara me prapashtesën -as: baras, barkas, befas, djathtas, fshehtas, fytas, haptas, këmbadoras, krahas, majtas, rishtas.
(por s kthehet në z tek: barazi, barkazi, fshehtazi, haptazi,, rishtazi, etj.).
|