Albaniada Fjalori Gjuhes Shqipe
Dhuroni
Menu

Apostrofi
nga Albaniada

Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada

APOSTROFI

Apostrofi përdoret në këto raste:


a) Për të shënuar rënien e ë-së fundore te trajtat e shkurtra të përemrave vetorë - dhe -, te pjesëza - e mënyrës lidhore, e kohës së ardhshme të dëftores si edhe te ndërtimet e ndryshme me pjesore (për të, me të, një të + pjesore) përpara trajtave të shkurtra të përemrave vetorë i, u, përpara trajtave të shkurtra përemërore ia, iu, ju, jua, ua, si edhe përpara pjesëzës u të trajtave pësore-vetvetore të foljeve.


Kështu shkruhen:


m'i dha; t'i dha; t'i shkruash shokut; t'i zbatosh rregullat;

do t'i tregoja; do t'i them, për t'i pasur parasysh; me t'i thënë, etj.;


m'u bësh, të fala; do t'u thuash,; do t'u kisha thënë;

do t'u përgjigjem; për t'u dhënë librat; me t'u dalë përpara; një t'u thënë, u ndalën etj.;


m'ia numërosh një nga një; t'ia thuash; do t'ia tregoja;

do t'ia njoftoj; për t'ia dalë në krye; me t'ia treguar;

të mos m'ia prishni qejfin; për t'iu përgjigjur thirrjes; me t'iu afruar, e njohu etj.;


duam t'ju nderojmë; do t'ju kishim ftuar; do t'ju lajmërojmë;

do t'ju lutesha; për t'ju ndihmuar; me t'ju njoftuar, nisuni etj.;


duam t'jua shpjegojmë juve; do t'jua kisha treguar;

do t'jua di për nder; për t'jua lehtësuar punën

juve; me t'jua sjellë veglat, filloni! etj.;


të mos m'ua prishni, qeifin; s'u pëlqen t'ua kujtojmë;

do t'ua kisha sjellë; do t'ua tregoj shokëve;

për t'ua bërë të qartë nxënësve; me t'ua dhënë lajmin, u nisën etj.;


nuk m'u dha; m'u bë zemra mal; në m'u dhëntë rasti etj.;

si t'u duk; mos t'u ndaftë e mira!; t'u bëftë pushka top! etj.


Shënim: Shkruhen pa apostrof trajtat përemërore -ma, -ta, ku nuk kemi një rënie të ë-së, por një shkrirje dy zanoresh (më + e: ma; të + e: ta):


ma dha librin; s'ma jepte; ma jep; jepma; për të ma treguar;

duke ma treguar; me të ma treguar; pa ma thënë; një të ma kujtuar etj.


b) Pas pjesëzës mohuese s dhe pas përemrit ç:


s'arrin; s'erdhi,; s'e di; s'është; s'i tha; s'u përgjegj ;

s'bëri ; s'duhet ; s'presim ; s'thuhet ; s'mundem etj.;

ç'e do?; ç'është? ; ç'i the? ; ç'do?; ç'kërkon? ; ç'të dojë?;

ç'kohë e bukur!; ç'zë i, ëmbël!; e, dimë se ç'qëllim ka;

s'na tha se ç'kërkonte etj.


S h ë n i m. Shkruhen pa apostrof përemri i pakufishëm çdo dhe përemri pyetës çfarë, si edhe fjalët e formuara prej tyre: çdo nxënës; çfarë do prej meje?; nuk kuptoj çfarë thua? etj.; çfarëdo, çdonjëri, çdokush.


c) Për të shënuar rënien e ë-së tek nyjat e përparme , , me kuptim pronor në rasat e zhdrejta të emrave i ati, e ëma:


(i, e) t'et, (i, e) s'ëmës, me t'ëmën.


Nuk përdoret apostrofi:


a) në të gjitha rastet e tjera, në të cilat ë-ja fundore e patheksuar ndiqet nga një fjalë që fillon me zanore, pavarësisht nga shqiptimi:


vajzë e urtë, fushë e bukur, shtëpinë e madhe,

miqësisë e vëllazërisë, është e vërtetë, hanë e pinë,

të enjten, vajzës së urtë, të ardhurat, në ato vende, në

oborr, në arë, më erdhi keq, le të ikim, në iktë, më i madhi, që atëherë etj.;


b) në të gjitha fjalët që mbarojnë me një zanore tjetër (a, e, i), kur ato ndiqen nga një fjalë a trajtë fjale që nis me zanore:


fusha e Myzeqesë, një lule e bukur, detyrë urgjente,

zyrë eprore, mali i lartë, drejtori i shkollës, biri i nënës etj.

(dhe jo, fush'e Myzeqesë, një lul'e bukur, mal'i, lartë, drejtor'i shkollës, bir'i nënës etj.);


c) në vetën e tretë njëjës e shumës të përemrave vetorë të thjeshtë (pa parashtesë), kur këta vijnë pas një parafjale:

me të, për të, me ta, për ta, me to, për to, prej tij,

prej saj, prej tyre, prej sish., prej sosh etj.

(dhe jo, me 'të, për 'të, me 'ta, me 'to, për 'to, prej 'tij, prej 'saj, prej 'tyre, prej 'sish, prej 'sosh etj.);


ç) te trajtat e përemrave pronorë që nisin me s ose t (sime, sonë, suaj, tim, time, tënd, tënde, tanë, tonë, tona, tuaj etj.);


vajzës sime, shkollës sonë, kooperativës suaj, jepjani suajës etj.;

djalin tim; e kam timin; shtëpinë time; në fshatin tënd;

në rrugën tënde; e kemi tonin; shoqen tonë; shokët tanë;

jemi tanët; dëshirat tona; qytetin tuaj; ne tonën, ju tuajën etj.

Login Rreth NeshKontaktKonfidencaTermat
Logoreci.com