Albaniada Fjalori Gjuhes Shqipe
Dhuroni
Menu

Aguridh
nga Albaniada

Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada

Aguridh. mb.

1. I papjekur, i pabërë, i paarrirë (për frutat). / Rrush (fik) aguridh. Kumbull (dardhë) aguridhe.

2. fig. I papjekur, pa përvojë në jetë. / Djalë aguridh. Vajzë aguridhe.

3. si em. ~E, ~JA f. zakon. sh. ~E, ~ET. Frutë e papjekur; rrush i papjekur, gresë. / Aguridhet të mbledhin (te rrudhin) gojën. Kishte ngrënë ca aguridhe. Dalëngadalë aguridhja bëhet mjaltë. (fjalë e urtë).

Login Rreth NeshKontaktKonfidencaTermat
Logoreci.com