Albaniada Fjalori Gjuhes Shqipe
Dhuroni
Menu

Agim
nga Albaniada

Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada

Agim. m. sh.

1. Veprimi sipas kuptimit 1. të foljes AGON. / Agimi i ditës.

2. Koha kur nis të zbardhë dita; drita e parë e mëngjesit para se të dalë dielli. / Agim i ftohtë. Agim i kuqërremtë. Drita e agimit. Në agim. Para agimit. Zbardhi (shkrepi) agimi. Bie agimi.

3. fig. lart. Fillimi i diçkaje, lindja dhe hapat e para të një ngjarjeje, dukurie etj. / Agimi i lirisë (i botës së re). Në agimin e jetës (e shekullit). Në agimet e qytetërimit.

4. Emër njeriu. / Agimi dhe Marku shkuan së bashku në Tiranë.

  • Agimi polar shih te Polar, ~E.


Shih edhe:

Ag

Agon

Agimor

Agimprurës

Agimtar

Login Rreth NeshKontaktKonfidencaTermat
Logoreci.com