Albaniada Fjalori Gjuhes Shqipe
Dhuroni
Menu

Aga
nga Albaniada

Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada

Aga. m. sh.

Theksi bie në shkronjën e fundit në krahinat e jugut të Shqipërisë dhe në shkronjën e parë në veri të Shqipërisë. Fjalë me prejardhje turke.

1. Pronar tokash më i vogël se beu (shiko Bej), në sistemin çifligar në Shqipëri në vitet 1900 - 1944. / Agai i fshatit.

2. hist. Titull për oficerët në ushtrinë e vjetër turke; ai që mbante këtë titull. I pari i jeniçerëve / Agai i jeniçerëve.

3. vjet. Pasanik; titull nderimi që i jepej në Shqipëri, në kohën e sundimit turk, një pronari ose një njeriu të pasur; përdorej edhe pas emrit të një njeriu në shenjë nderimi për të. / Hamdi agai. Hasan aga.

4. etnogr., vjet. Kryetari i një çete.

5. iron., keq. Ai që mbahet rëndë e që sillet me vrazhdësi; ai që kërkon vetëm të japë urdhra dhe të rrojë me mundin e të tjerëve. / Rri (sillet) si aga.

Shih edhe:

Agallarë

Agalleshë

Agë

Ageshë

Login Rreth NeshKontaktKonfidencaTermat
Logoreci.com