Albaniada Fjalori Gjuhes Shqipe
Dhuroni
Menu

Afsh
nga Albaniada

Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada

Afsh. m. sh.

1. Valë e nxehtë ajri që vjen nga zjarri ose nga diçka tjetër e ngrohtë; valë ajri që vjen nga diçka e ftohtë. Afsh i ngrohtë (i nxehtë). Afsh i ftohtë. Afshi i zjarrit (i flakës, i furrës). Afshi i dëborës. Afshi i etheve. Afshi i tokës. Lëshon (nxjerr) afsh. Marr një afsh te zjarri.

2. Frymë e ngrohtë që del nga goja; Avull. Afshi i gojës.

3. Kundërmim i fortë, erë e fortë që vjen nga disa lëndë ose sende, duhmë. Afsh i mirë (i keq). Afshi i gjellës (i hudhrës). Afshi i rakisë (i duhanit).

4. fig. Vrull shpirtëror, zjarr i brendshëm; Dëshirë e fortë. / Afsh djaloshar. Afshi i zemrës (i shpirtit). Afshi i lirisë (i luftës). Flet (tregon) me afsh. Ha (pi) me afsh të madh.

5. Gjendja e eksituar përpara një marrëdhënie seksuale. / Eshtë mbërthyer nga afshi seksual.

6. Gjendja e të nxehtit që kap gruan në kohën e menopauzës. / Më kapi një afsh tani!

7. Gjendja e ndezur e kafshës në kohën e ndërzimit, kur është gati për t’u ethur; gjendja e tokës kur është e përshtatshme të mbillet. / Vjen (është) në afsh. I kalon afshi.

Shiko edhe Dëshirë.

Login Rreth NeshKontaktKonfidencaTermat
Logoreci.com