Albaniada Fjalori Gjuhes Shqipe
Dhuroni
Menu

Afroj
nga Albaniada

Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada

Afroj. kal.

1. E shpie afër dikujt ose diçkaje tjetër, e çoj me afër; sjell pranë njëri-tjetrit; (kund. Largoj). / Afroj tryezat. Afroj karrigen (shtratin) te muri. Afroj duart. I afroj kokën.

2. Shkurtoj kohën, sjell me afër një ngjarje; e çoj një punë gati në të mbaruar, e shpie afër përfundimit; / Afroi ditën e dasmës. Ia afroi fundin.

3. fig. I lidh ngushtë njërin me tjetrin, i bëj të afërt; pakësoj ndryshimet, zvogëloj dallimet që e ndajnë njërin prej tjetrit. / Afrojmë fshatin me qytetin. Afrojmë shkollën me jetën (shkencën me prodhimin).

4. fig. E tërheq dikë për t’u miqësuar, e bëj për vete; miqësoj; e bëj dikë me të afërt për një qëllim të caktuar, e fut në rrethin e ngushtë; / Afroj me fjalë të mira. Shkolla i afroi më shumë.

5. vet. veta III. E bën diçka të duket me afër, zmadhon (për thjerrëzat); / Syze (dylbi) që afrojnë.

6. jokal. veta III. Afroi nata (dimri). Afroi shiu. Afroi dita e nisjes. Afroi dielli në të perënduar. Afrojnë nga ngjyra.


Shih edhe:

Afri, Afrim, Afrishëm, Afër, Afërina, Afër, Afërm, Afërina, Afërme

Afërmi, Afërsi, Afërsisht, Afërishëm, Afërmendsh, Afërndenjës, Afruar, Afrues

Afrueshëm, Afrueshmëri, Afro, Afrohem, Afërsira

Login Rreth NeshKontaktKonfidencaTermat
Logoreci.com