Albaniada Fjalori Gjuhes Shqipe
Dhuroni
Menu

Afat
nga Albaniada

Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada

AFAT m. sh.

1. Një pjesë e caktuar kohe, që është e nevojshme për të bërë diçka. Afat i mjaftueshëm. Me afat të gjatë (të shkurtër). Afati i shkollës (i shërbimit, i shfrytëzimit). I lë (i jap) afat. Shkurtoj (zgjat, plotësoj) afatin. I kaloi afati.

2. Caku kohor (viti, muaji, dita) që është vendosur për fillimin ose për mbarimin e një pune. Afati i parë (i fundit). Afati i pagesës (i dorëzimit, i shlyerjes, i paraqitjes). Para afatit. Në afatin e caktuar. Pa afat të caktuar. Dorëzoj (kryej) në afatin e duhur.

S'i jap afat dikujt, e shtrëngoj, s'e lë të marrë frymë.

Afatgjatë

Afatshkurtër

Login Rreth NeshKontaktKonfidencaTermat
Logoreci.com