Albaniada Fjalori Gjuhes Shqipe
Dhuroni
Menu

Acarohem
nga Albaniada

Nga Fjalori i gjuhes Shqipe - Albaniada

ACAROHEM vetv.

1. vet. veta III. Ftohet shumë (për motin). Acarohet koha (moti).

2. vet. veta III fig. Bëhet i nderë, ashpërsohet, keqësohet. Acarohet gjendja (atmosfera). Acarohen marrëdhëniet (kontradiktat, punët). Acarohet lufta.

3. fig. Prishem keq me dikë, i keqësoj, i bëj të ndera marrëdhëniet me dikë; prekem nga diçka dhe egërsohem. Janë acaruar me njëri-tjetrin. U acaruan me fjalë.

4. vet. veta III. Pezmatohet, mahiset (për plagët); keqësohet, bëhet me e rënd ë(për sëmundjet). M'u acarua plaga. Iu acarua sëmundja.

5. vet. veta III. Ashpërsohet, plasaritet. Iu acarua lëkura. Më janë acaruar duart.

6. fig. I kërcënohem, i gërmushem dikujt. Iu acarua të birit. Mos m'u acaro ashtu! I acarohet si gjel.

7. Pës. e ACAROJ 1-3.

Acar

Acari

Acarim

Acarimë

Acaroj

Acartë

Acaruar

Login Rreth NeshKontaktKonfidencaTermat
Logoreci.com